• e hënë, 08 korrik 2024

Këshilli gjyqësor për deklaratën e Mickoskit: Pushteti gjyqësor është i pavarur dhe sovran, çdo implikim sjell rrezik për demokracinë

Këshilli gjyqësor për deklaratën e Mickoskit: Pushteti gjyqësor është i pavarur dhe sovran, çdo implikim sjell rrezik për demokracinë

Shkup, 17 maj 2024 (MIA) - Pushteti gjyqësor është i pavarur dhe sovran. Çdo implikim në gjyqësor dhe në pushtetin gjyqësor sjell me vete rrezik serioz për demokracinë, sigurinë juridike dhe sundimin e drejtësisë, thonë nga Këshilli gjyqësor në paralajmërimet e liderit të VMRO-DPMNE-së dhe mandatarit të ardhshëm Hristian Mickoski se qëllimi i tyre është që ta shpërbëjnë Këshillin gjyqësor  dhe vetë gjykatësit dhe prokurorët përmes votimit të fshehtë dhe t'i zgjedhin përfaqësuesit e tyre në Këshill.

"Këshilli gjyqësor nuk lëshohet në kombinim dhe vlerësim të programeve parazgjedhore dhe premtimeve, të cilësdo partie politike, sepse kjo është përfundimisht joadekuate. Vetëm, Këshilli gjyqësor tregon se pushteti gjyqësor si një nga tre pushtetet, e jo pushteti i tretë, është i pavarur dhe sovran. Këtë fakt nuk e përdorim si frazë të zbrazët dhe mekanizëm mbrojtës. Duhet të jetë e qartë dhe të gjithë të jenë koshient se çdo përzierje në gjyqësor dhe në përgjithësi në pushtetin gjyqësor, të kujtdo nga bartësit të dy pushteteve tjera, sjell me vete rrezik serioz për një shoqëri demokratike, sigurinë jurudike dhe sundimin e drejtësisë, si vlera, standarde dhe prioritete të larta, drejt të cilave si shtete synojmë në rrugën drejt BE-së", thonë nga Këshilli gjyqësor.

Nga atje theksojnë se janë koshient pr gjejden në gjyqësor, për nivelin e besimit dhe për të gjithë atë që si mungesë vihet në ngarkesë të gjyqësorit.

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski dje në fjalimin e tij në Samitin Maqedonia 2025.Sfida kryesore do të jenë reformat në Këshillin Gjyqësor dhe Këshillin e Prokurorëve Publikë. Synimi ynë është t'i shpërndajmë ata që e kanë ulur besimin në sistemin juridik në përqindje njëshifrore dhe në vend, vetë gjyqtarët dhe prokurorët t'i zgjedhin përfaqësuesit e tyre përmes votimit të fshehtë. 

Mickoski theksoi se Qeveria e udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja nuk ka ndërmend të emërojë dhe propozojë njerëz të saj përmes ndryshimeve në ligj dhe as të ndërhyjë në këto dy organe. mb/

Foto: MIA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR