• e enjte, 26 dhjetor 2024

Këshilli gjyqësor nuk ka dhënë asnjë shpjegim për shkarkimin e ish kryetares Dameva, thuhet në aktvendimin e Gjykatës administrative

Këshilli gjyqësor nuk ka dhënë asnjë shpjegim për shkarkimin e ish kryetares Dameva, thuhet në aktvendimin e Gjykatës administrative

Shkup, 3 janar 2024 (MIA) – Këshilli gjyqësor nuk ka dhënë asnjë shpjegim për shkarkimin nga detyra të ish kryetares Vesna Dameva, nuk ka dhënë prova në bazë të të cilave është vërtetuar gjendja faktike, posaçërisht as faktet e konstatuara të cilat sipas situatës i referohen miratimit të Vendimit për shkarkimin e saj, thuhet në aktgjykimin e Gjykatës administrative.

Në aktgjykimin për anulimin e vendimit për shkarkimin e Damevës të cilin Gjykata administrative e ka shpallur sot në mënyrë anonime, thuhet se duke vlerësuar ligjshmërinë e Vendimit të kontestuar, Gjykata ka konstatuar se është e kundërligjshme për shkak të shkeljes së rregullave të procedurës, gjegjësisht për shkak se Aktvendimi i kontestuar, siç theksojnë ata “përmban të mangësi të tilla thelbësore që pengojnë vlerësimin e ligjshmërisë së aktit”.

"Në shpjegimin e vendimit të kontestuar, organi i paditur vetëm deklaroi se me shumicën e votave të anëtarëve me të drejtë vote i është votuar mosbesim tani paditësit si kryetar aktual i Këshillit gjyqësor, pas së cilës vendimi për shkarkim është marrë me shumicën e votave të anëtarëve të pranishëm me të drejtë vote. Në të njëjtën nuk përmenden arsyet se përse nuk janë marrë parasysh kërkesat, propozimet dhe pretendimet e paditësit aktual dhe as nuk parashikohen dispozita ligjore, pas së cilës është kryer procedura që i ka paraprirë miratimit të Vendimit të kontestuar, me faktin se i referohet vetëm nenit 38 të Ligjit për Këshillin gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut me të cilën dispozita ligjore vetëm e rregullon punën e seancave të Këshillit", shpjegojnë nga atje.

Ish kryetarja e Këshillit gjyqësor ishte shkarkuar pranverën e kaluar, kur zëvendësi i saj Selim Ademi kërkoi të votohet për shkarkimin e saj. Pas shkarkimit ajo dorëzoi padi në Gjykatën administrative.

Ky shkarkim e dëmtoi kredibilitetin e Këshillit gjyqësor ku pati disa reagime në opinion, ndërsa ishte dërguar edhe Mision vlerësues nga Bashkimi Evropian i cili ka përgatitur 40 rekomandime për përmirësimin e funksionimit të Gjykatës. 

Pas aktvendimit, siç informon Këshilli gjyqësor, duhet të veprohet në afat prej 30 ditëve dhe nuk ka të drejtë ankese. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR