• e shtunë, 23 nëntor 2024

Këshilli gjyqësor në seancë publike do të vendosë rreth nismës për përgjegjësi disiplinore të kryetares së Gjykatës Supreme, Besa Ademi

Këshilli gjyqësor në seancë publike do të vendosë rreth nismës për përgjegjësi disiplinore të kryetares së Gjykatës Supreme, Besa Ademi

Shkup, 29 dhjetor 2023 (MIA) - Këshilli gjyqësor sot në seancë publike do të vendos rreth nismës për përgjgjësi disiplinore të kryetares së Gjykatës Supreme, Besa Ademi.

Sipas ligjit për Këshillin gjyqësor, procedura për përcaktimin e përgjegjësis së gjyqtarit është e natyrës konfidenciale dhe duhet të jetë pa praninë e publikut, por gjyqtarja Ademi kërkoi që në seancë të jetë i pranishëm publiku, përkatësisht mediat duhet të jenë të pranishme. Këshilli gjyqësor me tetë vota  "pro" vendosi që ta pranojë kërkesën e gjyqtares 

Iniciativa për përgjegjësi disiplinore me shkarkim është dorëzuar pasi Ademi në një intervistë për SAKAMDAKAZHAM.MK ka treguar se gjykata që ajo drejton përballet me presione politike dhe kërcënime për shkarkim të gjyqtarëve të lartë. si/mb/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR