• e enjte, 26 dhjetor 2024

Këshilli Gjyqësor mori vendime për publikimin e shpalljeve për përzgjedhjen e 23 gjyqtarëve në gjykatat më të larta

Këshilli Gjyqësor mori vendime për publikimin e shpalljeve për përzgjedhjen e 23 gjyqtarëve në gjykatat më të  larta

Shkup, 12 dhjetor 2023 (MIA) - Këshilli Gjyqësor në seancën e sotme mori vendime për publikimin e shpalljeve për zgjedhjen e gjashtë gjyqtarëve të Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe 17 gjyqtarëve të Gjykatave të Apelit në Shkup, Manastir, Gostivar dhe Shtip.

Në seancën e sotme të 468-të, Këshilli mori vendim për publikimin e shpalljes për zgjedhjen e gjyqtarëve të Gjykatës supreme të RMV-së edhe atë tre për çështje penale dhe tre për çështje civile. Është krijuar edhe Komisioni për renditen e përzgjedhjes së gjyqtarëve.

Nga analiza e nevojës për miratimin e Vendimit për publikimin e shpalljes për përzgjedhjen e gjyqtarëve të gjykatave të apelit në RMV, doli vendimi i Këshillit për publikimin e shpalljes për përzgjedhjen e 17 gjyqtarëve.

Për Gjykatën e Apelit në Shkup, Këshilli ka marrë vendim për përzgjedhjen e gjashtë gjyqtarëve nga çështja civilë dhe katër gjykatësve nga çështja penalë. Për Gjykatën e Apelit në Manastir është marrë vendim për zgjedhjen e tre gjyqtarëve nga fusha civile dhe një nga fusha penale. Në Gjykatën e Apelit të Gostivarit me vendim të sotëm do të zgjidhen dy gjyqtarë për çështje civile, ndërsa në Gjykatën e Apelit Shtip një gjyqtar nga fusha civile. ls/

Për të gjitha gjykatat e apelit janë krijuar edhe komisioni për renditjen e përzgjedhjes. ls/ 

Foto: Printskrin

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR