• e enjte, 26 dhjetor 2024

Këshilli Gjyqësor: Ministri Lloga obligohet të respektojë ligjin për Këshillin Gjyqësor

Këshilli Gjyqësor: Ministri Lloga obligohet të respektojë  ligjin për Këshillin Gjyqësor

Shkup, 28 nëntor 2023 (MIA) - Në lidhje me qëndrimin publik të ministrit të Drejtësisë Krenar Lloga i cili kërkoi nga Këshilli Gjyqësor, për shkak të konfliktit të interesit, përjashtimin e e anëtares Loreta Gjorgjieva nga Komisioni i Raportuesve pas kërkesës së dorëzuar për konfirmimin e përgjegjësisë për gjykatës, Këshilli Gjyqësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut shpalli kumtesën, në të cilën shprehet besimi i sinqertë se "ministri i njeh mirë dispozitat e Ligjit për Këshillin Gjyqësor, veçanërisht nenet 33 dhe 61".

"Neni 33 përcakton qartë procedurën në të cilat raste është parashikuar përjashtimi i anëtarit të Këshillit Gjyqësor, ndërsa në nenin 61, si dhe në disa nene tjera pasuese është përpunuar procedura  për konfirmimin e përgjegjësisë së gjykatësit ose kryetarit të Gjykatës, ministrit si dhe opinioni duhet të dijë se procedura për konfirmimin e përgjegjësisë  është urgjente, nga karakteri i besueshëm, i fshehtë dhe pa praninë e opinionit, me qëllim që të mbrohet reputacioni dhe dinjiteti i gjykatësit ose kryetarit të Gjykatës",  theksohet në sqarimin për Këshillin Gjyqësor.

Nga Këshilli Gjyqësor thonë se është për t'u habitur se si ka mundësi që ministri të paraqesë publikisht informacion se ndaj kujt është bërë kërkesë dhe aq më pak se kush është anëtar i Komisionit të Raportuesve, madje edhe të kërkojë përjashtim kur duhet për fshehtësinë e procedurës, ai nuk pajiset me materialet e ministrit, për shkak të pamundësisë ligjore për të marrë pjesë në procedim.

"Ministri Lloga obligohet të respektojë Ligjin për Këshillin Gjyqësor, të sillet profesionalisht dhe ashtu siç i takon me funksion, dhe në përputhje me dispozitat e Kodit të Sjelljes Etike për anëtarët e Qeverisë dhe bartësit e funksioneve publike të emëruar nga Qeveria", reagojnë nga Këshilli Gjyqësor.

Duam që, theksojnë nga Këshilli Gjyqësor, t'i kushtohet vëmendje faktit se kjo nuk është hera e parë që ministri prezanton publikisht të dhëna, por publikon edhe vendime gjyqësore të pavlefshme. Gjykatat kanë obligim të publikojnë vendimet e tyre, por  në përputhje me dispozitat e Ligjit për lëvizjen e lëndëve në gjykata.

"Pavarësisht tejkalimeve të shumta të kompetencave të ministrit dhe pretendimeve të tij se është në "luftë të hapur me Këshillin Gjyqësor", anëtarët gjatë gjithë kësaj kohe tregojnë vullnet të mirë për të bashkëpunuar dhe rregullisht e ftojnë të marrë pjesë në mbledhje, në mënyrë që të mund të diskutojnë të hapur për të gjitha çështjet dhe problemet që lidhen me funksionimin e gjyqësorit. Ministri Lloga deri më tani me vetëdije i ka injoruar kërkesat e tilla dhe me kërkesën e fundit ka thënë shumë të pavërteta, por edhe me vetëdije po e prish punën e Këshillit", thuhet në kumtesën e Këshillit Gjyqësor. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR