• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Këshilli gjyqësor mediatik në konferencë rajonale për avancimin e transparencës së pushtetit gjyqësor

Këshilli gjyqësor mediatik në konferencë rajonale për avancimin e transparencës së pushtetit gjyqësor

Ohër, 6 dhjetor 2024 (MIA) - Këshilli gjyqësor mediatik po merr pjesë në konferencën rajonale për promovimin e besimit dhe autoritetit të pushtetit gjyqësor përmes pavarësisë dhe transparencës më të madhe, aktivitet i organizuar në Ohër nga Asociacioni i gjyqtarëve.

Anëtarët e Këshillit gjyqësor mediatik, gazetarët Elena Ivanovska Mukoska nga TV Telma, Aleksandar Atanasov nga MIA dhe Zoran Janevski nga TV Sitell, folën për të gjitha projektet e mëparshme dhe mundësinë e bashkëpunimit në të ardhmen, duke theksuar Udhëzimet për incizimin dhe fotografimin në sallën e gjyqit, trajnime për gazetarë dhe gjyqtarë, mendime këshillëdhënëse për përmirësimin e transparencës dhe përjashtimin e publikut nga salla e gjyqit, si dhe përvojat e vizitave studimore të gjykatave dhe prokurorive në Boston dhe Sietëll.

Analizë në lidhje me formimin e punës së deritashme të Këshillit gjyqësor për media në drejtim të bashkëpunimit më të madh ndërmjet gjyqtarëve dhe gazetarëve ka prezantuar Zharko Aleksov nga Qendra për hulumtime juridike dhe analiza.

Këshilli gjyqësor për media është i përbërë nga 15 anëtarë edhe atë tetë gazetarë dhe shtatë nga radhët e gjykatësve. 

Gjyqtarë nga vendi dhe rajoni, profesorë, juristë dhe përfaqësues nga sektori joqeveritar morën pjesë në konferencën e tetë rajonale me temë “Avancimi i besimit dhe autoritetit të pushtetit gjyqësor përmes pavarësisë dhe transparencës më të madhe” e cila mbahet në Ohër në organizim të Shoqatës së gjyqtarëve në bashkëpunim me ambasadën amerikane dhe Institutin CEELI në Pragë.

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR