• e enjte, 26 dhjetor 2024

Këshilli Gjyqësor konstaton ndërprerjen e funksionit gjyqësor të gjykatësit suprem Naqe Georgiev

Këshilli Gjyqësor konstaton ndërprerjen e funksionit gjyqësor të gjykatësit suprem Naqe Georgiev

Shkup, 16 gusht 2024 (MIA) – Këshilli Gjyqësor sot, në seancë urgjente, miratoi vendim për ndërprerjen e postit gjyqësor të Naqe Georgiev, gjykatës i Gjykatës Supreme i cili është dënuar me burgim prej tre vjet për veprën penale të marrjes së shpërblimit për ndikim të paligjshëm.

Kryetarja e Këshillit Gjyqësor, Vesna Dameva, në fillim bëri të ditur se edhe pse pas këtij përcaktimi të ndërprerjes së postit nuk votohet dhe nuk nevojitet diskutim, megjithatë bëhet fjalë për ndërprerje të postit gjyqësor të gjykatësit nga gjykata më e lartë në shtet, i cili u dënua me aktgjykim të plotfuqishëm për veprën penale të marrjes së shpërblimit për ndikim të paligjshëm. 

"Gjykatësi i njëjtë kishte mohuar më parë përgjegjësinë, por u dëshmua se askush nuk mundet, madje as gjykatësi t'i sfidojë faktet dhe dëshmitë. Në këtë moment, nuk do të komentoj vendimin gjyqësor, lartësinë e dënimit dhe mënyrën se si përfundoi kjo çështje, por sigurisht qëndrimi im për këto çështje është t'u bëj thirrje qytetarëve që të mos heshtin dhe të mos kenë frikë. Të marrin guximin dhe të denoncojnë në Këshillin gjyqësor dhe organet tjera kompetente çdo veprim korruptiv të ndërmarrë nga një gjykatës. Çdo rast kur një gjykatës personalisht ose përmes një ndërmjetësi do t'i kërkojë atij ryshfet ose ndonjë shërbim ose shërbim për shkak të ndikimit ose miratimit të vendimit gjyqësor", deklaroi Dameva.

Nuk guxojmë, theksoi Dameva, të lejojmë individë të tillë të shkatërrojnë imazhin e të gjithë gjyqësorit. 

"Jemi duke ndërmarrë hapa në këtë pjesë edhe më tutje qytetarët dhe opinioni do të shohin se Këshilli Gjyqësor punon dhe nuk do të lejojë që gjykatës të tillë të mbeten. Individët kanë emër dhe mbiemër, ne kemi emër dhe mbiemër. Vetëm pak durim nga opinioni, sepse disa gjëra tashmë kanë filluar të zgjidhen dhe rezultatet do të vijnë shumë shpejt", tha Dameva.   

Në fillim të seancës së 495-të urgjente, Dameva bëri të ditur se megjithëse kishin dhjetë ditë për të vepruar në lidhje me këtë çështje, seanca është në drejtim të veprimit efikas dhe të azhurnuar në Këshillim Gjyqësor. 

"Nga Gjykata Themelore Penale në Këshillin Gjyqësor është dorëzuar akgjykim, në bazë të marrëveshjes me të cilën i dyshuari Naqe Georgiev, gjykatës i Gjykatës Supreme, është fajtor për kryerjen e veprës penale marrje të shpërblimit për ndikim të paligjshëm dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje pre tre vitesh. Në përputhje me nenin 73 të Ligjit për gjykatat, gjykatësit i cili është dënuar me aktgjykim të plotfuqishëm për vepër penale të dënimit të pakushtëzuar me burgim prej të paktën gjashtë muajsh i pushon posti i tij gjyqësor", tha Dameva. 

Antoaneta Dimovska tha se si anëtare e Këshillit gjyqësor, ligji nuk e lejon atë të hyjë në lartësinë e dënimit, por si anëtare dhe si qytetare, ajo nuk është e kënaqur me aktgjykimin e tillë, duke theksuar se nuk ka rrethanë lehtësuese për gjykatësit dhe se “ose je i ndershëm ose nuk je i ndershëm”. 

"Konsideroj se për gjykatësit duhet të shqiptohen dënime më të ashpra. Gjykatësi, nga i cili pritet drejtësi, është mirë që është dënuar, por unë besoj se ky dënim nuk është i përshtatshëm me atë që është bërë. Do t'u bëja thirrje gjykatësve tanë që të jenë më të guximshëm. E kam thënë publikisht se ky dënim nuk është i mjaftueshëm", theksoi Dimovska.   

Gjykatësi në procedurën paraprake në Gjykatën Themelore Penale Shkup, dje pas seancës së mbajtur në prani të prokurori kompetent publik, i dyshuari Naqe Georgiev dhe mbrojtësi i tij pranuan propozim-marrëveshjen midis Prokurorisë dhe të dyshuarit dhe miratoi aktgjykimin me të cilin i dyshuari e shpalli fajtor dhe e dënoi me denim në kohëzgjatje prej tre vjet për veprën penale nga neni 359 parag. 7 Marrje të shpërblimit për ndikim të paligjshëm për çka, sipas Kodit Penal, parashikohet denim nga 1 deri ne 10 vjet.

Судија на претходна постапка при Основниот кривичен суд Скопје, постапувајќи по предлог на Основното јавно обвинителство за гонење организиран криминал и корупција, му определи мерка притвор

Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit dje ka lidhur Propozim - marrëveshje me gjykatësin e dyshuar të Gjykatës Supreme, Naqe Georgiev, për të cilin ekziston dyshimi i arsyeshëm se ka kryer veprën penale Marrjes të shpërblimit për ndikim të paligjshëm. Georgiev ka pranuar t'i shqiptohet dënim me tre vjet burg dhe ndalim për ushtrimin e profesionit.

Në deklaratën e Prokurorisë Themelore Publike, NKOK, qëndron se sipas dëshmive të mbledhura dhe përshkrimit të përfshirë në dispozizivin e propozim-marrëveshjes, i dyshuari  N.G. nga 06.04.2024 deri më 20.05.2024 në Strumicë dhe Shkup, si zyrtar – gjykatës në Gjykatën Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke shfrytëzuar ndikimin, pozitën zyrtare dhe shoqërore dhe reputacionin e tij, për ndërhyrjen e pretenduar në një rast të kryer në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, në dy raste kërkoi drejtpërdrejt dhe mori shpërblim prej gjithsej 15.000 euro me kundërvlerë në denarë prej 922.500,00 denarë.

"Pasi në fillim të prillit të vitit 2024, dëshmitari, kundër babait të të cilit janë zhvilluar procedurat, kërkoi ndihmë nga N.G., ai, si shpërblim për të përcaktuar rrethanat për ndërhyrje në procedurat penale, kërkoi 5.000 euro nga dëshmitari, të cilat iu dorëzuan N.G. në shtëpinë e tij në Strumicë. Në takim, N.G. i tha dëshmitarit se do të përpiqej të merrte një dënim minimal me burg prej tre vjetësh për babanë e tij. Pastaj dëshmitari dhe N.G. kanë pasur edhe disa takime dhe në njërin prej tyre N.G. i ka thënë dëshmitarit se për shumën prej 30.000 euro përmes të dënuarit I.M., i cili është zëvendëskryetar dhe anëtar i Këshillit të Prokurorëve Publikë, dyshohet se do të ndërhynte për të kryer procedurë të marrëveshjes me babanë e tij – i dyshuar në rastin e zhvilluar në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit për veprën penale të prodhimit dhe qarkullimit të paautorizuar të drogave narkotike dhe substancave psikotrope sipas nenit 215 paragrafi 3 me paragrafin1 të Kodit Penal, sipas deklaratës nga Prokuroria Themelore Publike NKOK. 

Me këtë rast, siç shtojnë, N.G. ka sqaruar se gjatë përcaktimit të llojit dhe lartësisë së dënimit, babait të tij do t'i propozohet dhe përcaktohet dënim me burg prej pesë vjet si dënim minimal për veprën penale në fjalë, duke ia bërë të ditur dëshmitarit se nëse nuk ndërhyhet, babai i tij do të marrë dënim shumë më të lartë me burg në procedurat gjyqësore dhe se për të gjithë kohëzgjatjen e procedurës, do të vazhdohet masa e tij e paraburgimit. 

"I dyshuari N.G. i premtoi dëshmitarit se në të ardhmen, nëpërmjet ndikimit të tij real, pozitës zyrtare dhe shoqërore dhe reputacionit si gjykatës në Gjykatën Supreme, nëpërmjet personave të tjerë, ai do të ndërhynte, atëherë babai tashmë i dënuar i dëshmitarit, për të marrë volitshmëri gjatë vuajtjes së dënimit me burg, ndërsa pas plotësimit të kushteve për të marrë lirim me kusht nga vuajtja e dënimit me burg. Në mënyrë që të mbështetë premtimet e tij, i dyshuari N.G. në tri raste në prani të dëshmitarit, përmes aplikimit Uatsap ka komunikuar me të dënuarin I.M., që gjithashtu e ka dëgjuar edhe dëshmitari, kur i dënuari I.M. ka thënë se gjoja janë ndërmarrë të gjitha veprimet ndërhyrëse për miratimin e kërkesës për lidhjen e propozim marrëveshjes siç është premtuar nga i dyshuari N.G., shtojnë nga atje.

Pas arritjes së marrëveshjes dhe veprimeve të pretenduara të ndërmarra për të ndërhyrë, i dyshuari N.G. dhe dëshmitari ranë dakord që çmimi në vlerë prej 20.000 EUR t'i jepet atij pas nënshkrimit të propozimit marrëveshjes dhe aprovimit të saj nga gjykatësi i në procedure paraprake në Gjykatën Themelore Penale Shkup, me çka do të konfirmohej ndikimi i tyre.

foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR