• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Këshilli Gjyqësor i pranoi dorëheqjet e anëtarëve Mirjana Radevksa - Stefkova dhe Zoran Gerasimovski

Këshilli Gjyqësor i pranoi dorëheqjet e anëtarëve Mirjana Radevksa - Stefkova dhe Zoran Gerasimovski

Shkup, 8 qershor 2023 (MIA) - Këshilli Gjyqësor konstatoi ndërprerjen e mandatit të anëtarëve Mirjana Radevska - Stefkova dhe Zoran Gerasimovski pas kërkesës të tyre që të japin dorëheqje. 

Në mbledhjen e sotme të 444-të të Këshillit Gjyqësor, gjykatësja supreme Mirjana Radevska - Stefkova deklaroi se që kur është anëtare e këshillit ka pasur momente të caktuara të mosmarrëveshjeve lidhur me qëndrimet e ndërmarra në këtë institucion. 

Si shembull i veçoi refuzimin e Këshillit Gjyqësor që t'i dorëzojë shkresat në Gjykatën Supreme si dhe procedurat e para të cilat ishin bërë nga ana e Këshillit Gjyqësor në lidhje me zgjedhjen e gjykatësve në gjykatën më të lartë.

"Pastaj vijoi mbledhja në prill kur u bë shkarkimi i kryetarit i cili sipas meje është i paligjshëm. Mua më pengonte që ai vendim ishte dhënë pa sqarim, sepse vlerësoj se Këshilli Gjyqësor të gjitha vendimet e tij duhet t'i sqarojë", tha ajo.

Në fund, i veçoi situatat me marrëdhëniet ndërnjerëzore, të cilat, sipas saj, janë dëmtuar dhe kjo përfaqëson pengesë për funksionim normal. 

Gjykatësi i Apelit, Zoran Gerasimovski theksoi se në Këshill ka ardhur me ideologji të caktuar, por, siç tha, ka hasur në mosmarrëveshje ideologjike me një pjesë të Këshillit. 

"Duke pasur parasysh trazirat e fundit, mendoj se duhet të jap dorëheqje për arsyen e thjeshtë se besoj se do të jap një kontribut më të madh si gjykatës në Gjykatën e Apelit në një kohë kur të gjitha gjykatat janë të stërmbushura me lëndë sesa si anëtar i Këshillit Gjyqësor", shtoi ai.

Gerasimovski theksoi se edhe krahas asaj që jep dorëheqje, siç tha, "vlerësoj se kjo përbërje e Këshillit Gjyqësor ka kapacitet që të përballet me të gjitha sfidat të cilat janë para tij dhe ta qojnë Këshillin aty ku e ka vendin". 

Pas konstatimit të dorëheqjeve, Këshilli formoi komision për zgjedhjen e anëtarëve të rinj në të cilën kryetar e zgjodhi Hanif Zendelin. 

Në rend dite në mbledhjen e sotme janë edhe zgjedhja e zëvendëskryetarit të Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe si pikë të ndryshme. fc/

Fotografia: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR