• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Këshilli gjyqësor i miratoi raportet për lëndët për paraburgimin e Ramadanit dhe marrëveshjet e Georgievit dhe Mehmetit

Këshilli gjyqësor i miratoi raportet për lëndët për paraburgimin e Ramadanit dhe marrëveshjet e Georgievit dhe Mehmetit

Shkup, 5 shtator 2024 (MIA) - Këshilli gjyqësor në mbledhjen e sotme urgjente e shqyrtoi dhe unanimisht e miratoi raportin nga grupi i punës për gjendjen e konstatuar rreth lëndëve të Gjykatës themelore penale Shkup lidhur me paraburgimin ekstradues të ish-pjesëtarit të UÇK-së, Blerim Ramadani, si dhe për vendimet për marrëveshje të Prokurorisë me gjykatësin suprem, Naqe Georgiev dhe anëtarin e Këshillit të prokurorëve publik, Ixhet Memeti. Raporti i cili e konstaton gjendjen faktike ishte miratuar unanimisht me 12 vota.

Sipas thënieve të raportit, në lëndën e parë, është caktuar masa e arrestit shtëpiak pa u cekur shkaqe të ndryshme nga ato kur ishte caktuar paraburgimi. Përderisa, për dy rastet e tjera, nuk janë dhënë shkaqe të rrethanave.

Këshilli gjyqësor në mbledhje urgjente paraprakisht solli vendim të formohet Komision që do ta konstatojë gjendjen faktike lidhur me vendimet e sjellura nga ana e Gjykatës themelore Shkup, ndërsa lidhur me rastin e Blerim Ramadanit, i cili u arratis nga arresti shtëpiak derisa ishte në rrjedhë procedura e ekstradimit.

Blerim Ramadani, në bazë të fletë-arrestit ndërkombëtar të lëshuar nga Interpoli Serbi, ishte arrestuar më 17 korrik 2024 në vendkalimin kufitar Jazhincë dhe ishte sjellë në mbajtje të masës paraburgim ekstradues në burgun e Shutkës. Përmbajtja e urdhër-arrestit bazohet në dyshimet e Serbisë se Ramadani, si ish-ushtar i UÇK-së, ka kryer krime të luftës në rajonin e Nerodimes.

Më 1 gusht, masa e Ramadanit nga gjykata kompetente e Maqedonisë së Veriut ishte tjetërsuar nga "paraburgim" në "arrest shtëpiak" dhe ai, sipas vendimit, ishte udhëzuar në adresë në Shkup. Me këtë vendim parashihej ai të mbetet në "arrest shtëpiak" deri më 16 gusht. Më 15 gusht nga ana e organit kompetent gjyqësor është parashtruar dokumentacioni në MPB për shpallje të fletë-arrestit qendror për Blerim Ramadanin, sepse është i pakapshëm për organet e ndjekjes.

Dy lëndët e tjera kanë të bëjnë me marrëveshjen e Prokurorisë themelore publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit me gjykatësin e dyshuar në Gjykatën supreme, Naqe Georgiev, për të cilin ekzistonte dyshimi i bazuar se ka kryer vepër penale Marrje të shpërblimit për ndikim të kundërligjshëm. Georgiev pranoi t'i shqiptohet dënimi me burg prej tre viteve, dhe ndalesë për ushtrim të profesionit.

Përderisa, anëtari i Këshillit të prokurorëve publike, Ixhet Memeti, gjithashtu, e pranoi fajin dhe arriti marrëveshje me PTHPNKOK për dënim të kushtëzuar me burg prej një viti dhe ndalesë të ushtrimit të profesionit, veprimtarisë apo detyrës së personit zyrtar në periudhë prej tre viteve për veprën penale "marrje të shpërblimit për ndikim të kundërligjshëm".

Këshilli sot unanimisht e shqyrtoi dhe miratoi edhe raportin nga grupi i punës për gjendjen e konstatuar rreth lëndës së Gjykatës së Apelit Shkup që ka të bëjë me vendimin e Apelacionit për rastin në të cilin Telekomi duhet t'i paguajë 4 milionë euro njeriut firmë. ab/

Foto: Printskrin nga video

QËNDRONI TË LIDHUR