• e enjte, 26 dhjetor 2024

Këshilli gjyqësor e zgjodhi Besnik Avdinë kryetar të Gjykatës themelore civile Shkup

Këshilli gjyqësor e zgjodhi Besnik Avdinë kryetar të Gjykatës themelore civile Shkup

Shkup, 8 nëntor 2023 (MIA) - Këshilli gjyqësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot e mbajti Mbledhjen e 463-të në të cilën u shqyrtuan disa pika, mes të cilave edhe pika për zgjedhje të kryetarëve të rinj në pesë gjykata themelore.

Këshilli gjyqësor e caktoi gjykatësin Besnik Avdija për kryetar të Gjykatës themelore civile Shkup, i cili ishte kandidati i vetëm i paraqitur në konkurs. Për kryetar të Gjykatës themelore Negotinë u zgjodh gjykatësja Biljana Tolova, gjithashtu kandidate e vetme.

Kryetare të Gjykatës themelore Kërçovë Këshilli e caktoi gjykatësen Futurie Dervishin, një nga tre kandidatët e paraqitur në konkirs së bashku me Amdie Zengul dhe Biljana Kizhevska.

Në Gjykytën themelore Kriva Pallankë unanimisht u zgjodh gjykatësi Orce Jankovski si kandidati i vetëm i paraqitur dhe me 12 vota "për" në Gjykatën e Shtipit u zgjodh gjykatësi Aco Tasev.

Në rend dite të mbledhjes së sotme të Këshillit gjyqësor janë edhe prëcaktimi i UD kryetarëve të Gjykatës së lartë administrative, Gjykatës themelore civile Shkup, Gjykatës themelore Kërçovë dhe Gjykatës themelore Negotinë, si dhe vendimi për konstatimin e ndërprerjes së funksionit të gjykatësit për shkak të përmbushjes së kushzteve për pensionim. ab/

Foto: МIА/printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR