• e enjte, 26 dhjetor 2024

Këshilli gjyqësor e pranoi dorëheqjen e kryetarit Sashko Georgiev dhe vendosi Dameva të kthehet në detyrë

Këshilli gjyqësor e pranoi dorëheqjen e kryetarit Sashko Georgiev dhe vendosi Dameva të kthehet në detyrë

Shkup, 3 janar 2024 (MIA) - Këshilli Gjyqësor sot në seancë urgjente e pranoi kërkesën për dorëheqje të kryetarit Sashko Georgiev, ndërsa në përputhje me aktgjykimin e Gjykatës Administrative vendosi që ta rikthejë në detyrë ish-kryetaren Vesna Dameva, e cila u shkarkua në maj të vitit të kaluar.

Georgiev në fjalimin e tij në seancën e sotme, përveç retrospektivës për emërimin e tij dhe përvojën e tij si kryetar, theksoi se emërimi i tij nuk është aspak pjesë e aktgjykimit të Gjykatës Administrative.

"Dje e morëm vendimin nga Gjykata Administrative. E konsideroj të nevojshme të theksoj se zgjedhja ime si krytar nuk i nënshtrohet fare këtij aktgjykimi, tha ai.

Ai shtoi se nuk ka pasur presione dhe ndikime dhe siç tha, “kam punuar dhe e kam përfaqësuar Këshillin me shumë ndërgjegje, profesionalizëm dhe përgjegjësi”.

"Unë munda dhe mund të kishim bërë shumë më tepër dhe shumë më mirë", tha ai.

Nënkryetari i Këshillit Gjyqësor, Hanif Zendeli, pas fjalimit të tij konstatoi se nuk ka nevojë për diskutim sepse bëhet fjalë për kërkesë për dorëheqje dhe tregoi se mandati i Georgievit përfundon me datën e sotme.

“Ai mbetet si anëtar për të përmbushur detyrimin e tij deri sa t'i zgjasë mandati, tha ai.

Lidhur me pikën për veprim pas aktvendimit të Gjykatës Administrative, me të cilin anulohet vendimi i Këshillit Gjyqësor për shkarkimin e ish-kryetares Vesna Dameva, Zendeli tha se duke marrë parasysh këtë aktvendim, vendimi për zgjedhjen e Vesna Damevës për kryetare mbetet në fuqi.

“Duke marrë parasysh aktvendimin e Gjykatës Administrative, konstatojmë se vendimi i Këshillit Gjyqësor për zgjedhjen e kryetares Vesna Dameva nga 5.12.2022 mbetet në fuqi. Kryetare e Këshillit Gjyqësor tash e tutje është Vesna Dameva", tha ai.

Seanca vjen pas takimit të sotëm të punës së Këshillit, ku u shqyrtua aktvendimi i Gjykatës Administrative, me të cilin u anulua vendimi për shkarkimin e Damevës.

Gjykata administrative sot e publikoi aktvendimin në të cilin ndër të tjera është theksuar se  Këshilli Gjyqësor nuk ka dhënë arsye të arsyetura për shkarkimin e ish kryetares Vesna Dameva, nuk i ka deklaruar provat në bazë të të cilave është vertetuar gjendja faktike, veçanërisht as faktet e vërtetuara, të cilat sipas gjendjes faktike të vërtetuar i referohen miratimit të vendimit për shkarkimin e saj. 

Vesna Dameva është shkarkuar nga detyra e kryetares së Këshillit Gjyqësor në maj të vitit të kaluar, kur zëvendësi i saj, Selim Ademi, kërkoi të votohet për shkarkimin e saj. Pas shkarkimin, ajo bëri padi në Gjykatën Administrative. 

Ky shkarkim dëmtoi besueshmërinë e Këshillit Gjyqësor, i cili pati reagime të shumta në opinion, ndërsa është dërguar edhe një mision vlerësues nga Bashkimi Evropian, i cili ka përgatitur 40 rekomandime për përmirësimin e funksionimit të Këshillit. ls/

Foto: Printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR