• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Këshilli gjyqësor e ndërroi rang listën për zgjedhje të gjyqtarëve për Gjykatën e Apelit Manastir

Këshilli gjyqësor e ndërroi rang listën për zgjedhje të gjyqtarëve për Gjykatën e Apelit Manastir

Shkup, 20 nëntor 2024 (MIA) - Këshilli gjyqësor në seancën e sotme të seancës së 505 e ndërroi rang listën e kandidatëve për zgjedhje të gjyqtarëve për Gjykatën e Apelit Manastir, pas një ankese të parashtruar nga ana e gjykatësit Kirill Jovanovski nga Gjykata Themeloire Manastir.

Siç është theksuar në se seancën e sotme, për shkak të një gabimi teknik në llogarinë gjatë numërimit të pikave të gjyqtarëve i janë shkurtuar pesë pikë, me çka në vend të 69,54 pika i janë regjistruar 54,54 pika.

Anëtarja e Këshillit, Antoneta Dimovska theksoi se gjyqtari në ankesë në mënyrë plotësuese thotë se njohja e gjuhës angleze duhet të fitojë 15 pikë, e jo 5 pikë, sepse, siç ka theksuar në ankesë, me paraqitjen ka deponuar edhe certifikatë për njohje të gjuhës angleze në nivelin C1  

Pas vendimit të këtillë të Këshillit, rang lista e kandidatëve për zgjedhje të tre gjyqtarëve nga Gjykata e Apelit Manastir për zonën qytetare ndërrohet në mënyrë të gjyqtari Risto Sotirov mbetet në vendin e parë me 71,9 pika, Dejan Krastanov mbetet në vendin e dytë me 69,59 pikë, ndërsa pas ankesës në vendin e tretë është Kiril Jovanovski me 69,54 pikë. Në vendin e katërt është Aleksandar Ilievski me 66,96 pikë, ndërsa në vendin e pestë Jasmina Shishkovska Stojkoviq me 63,05 pikë.

Këshilli në seancën e sotme konstatoi ndërprerjen e funksionit të gjyqtarit të gjyqtares nga Gjykata Themelore e Tetovës, Verka Kostovska, për shkak të plotësimit të kushteve për pension moshe. U morën vendime për shkarkimin e gjyqtarëve porotë nga Gjykata e Apelit në Shkup, Gjykata Themelore e Dellçevës dhe Gjykata Themelore Civile e Shkupit, si dhe u zgjodhën gjyqtarët e rinj porotë për gjykatat themelore në Dellçevë, Krushevë dhe Shtip.

Për shkak të plotësimit të pensionit të moshës, ndërprerje e pozitës së gjyqtarit juri në Gjykatën e Apelit Shkup është bërë për Temjana Ivanovska, nga Gjykata Themelore Dellçevë, vendim i tillë është marrë për Ilija Mishev, Mensuf Alifi, Jasmina Trajanovska, Katerina Petrovska, Zoran Pegov, Daniella Mitevska, Igorçe Trajanovska dhe Dejan Popovski, ndërsa Gjykata Themelore Civile Shkup ka marrë një vendim të tillë për Natasha Josifovska Simonovska.

Gjyqtare porotë në Gjykatën Themelore të Dellçevës u zgjodhën Sandra Davitkovska, Makedonka Popovska, Katerina Petrovska, Ivana Davitkovska, Valerija Stojmenov, Vejnur Amedov, Janika Manailovska dhe Natasha Velkova, nga Gjykata Themelore e Krushevës u zgjodhën gjyqtarë porotë Vasko Jankullovski dhe Natasha Gjorçevska Ançov, ndërsa nga Gjykata Themelore Shtip trupi gjykues Igor Tasevski, Kiril Dresliev, Daniel Milevski, Natasha Nikollovska, Nadica Spasovska, Leona Dimova, Dobrilla Çerkezova, Igor Kocev, Maja Cvetanovska Andonov, Jovana Rilak. mb/

Foto: MIA

Фото: МИА 

 

QËNDRONI TË LIDHUR