• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Këshilli gjyqësor e miratoi Planin aksional për zbatimin e rekomandimeve të BE-së

Këshilli gjyqësor e miratoi Planin aksional për zbatimin e rekomandimeve të BE-së

Shkup, 29 shkurt 2024 (MIA) - Këshilli gjyqësor sot e ka mbajtur seancën e 480-të në të cilën e miratoi Planin e veprimit për zbatimin e rekomandimeve të Bashkimit Evropian drejtuar Këshillit.

Bashkimi Evropian i ka dërguar Këshillit gjyqësor gjithsej 17 rekomandime, pesë prej të cilave janë në drejtim të zgjedhjeve dhe emërimeve në Këshill, një rekomandim në fushën e procedurave disiplinore, nëntë në fushën e transparencës dhe komunikimi, si dhe dy rekomandime në fushën e burimeve dhe financave.

Kryetarja e Këshillit gjyqësor, Vesna Dameva theksoi se qëllimi dhe udhërrëfyesi për lëvizjen e mëtutjeshme të Këshillit gjyqësor është në drejtim të forcimit të reputacionit të Këshillit dhe për këtë, siç tha ajo, në Planin e veprimit është punuar shumë intensivisht që nga viti kur e kanë pasur raportin e Misionit të vlerësimit.

Selim Ademi, në diskutim tha se Këshilli duhet të punojë në bazë të ligjit dhe Kushtetutës, pavarësisht se si do ta perceptojë opinioni.

"Pavarësisht nëse opinioni dë të na kritikojë se po luftojmë për paga më të larta për gjyqtarët, se të tjerët kanë paga të ulëta, ky është një problem tjetër, ne nuk jemi përgjegjës për këtë. Këtu duhet të respektojmë ligjin dhe Kushtetutën, jo të fusim besimin tek qytetarët. Politikanët do të vrapojnë derë më derë për besimin e qytetarëve. Duhet të jemi publikë dhe transparentë në atë që bëjmë pavarësisht se si do të na vlerësojë opinioni publik", tha Ademi. mb/

Foto: MIA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR