• e shtunë, 23 nëntor 2024

Këshilli Gjyqësor e ka shtyrë përcaktimin e listave të kandidatëve për zgjedhjen e dy anëtarëve të Këshillit

Këshilli Gjyqësor e ka shtyrë përcaktimin e listave të kandidatëve për zgjedhjen e dy anëtarëve të Këshillit

Shkup, 29 prill 2024 (MIA) - Këshilli Gjyqësor në mbledhjen e sotme e ka shtyrë pikën për përcaktimin e listave të kandidatëve pas konkursit të publikuar për zgjedhjen e dy anëtarëve në Këshillin Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut nga Gjykata Supreme e RMV-së dhe nga zona e apelit Manastir. 

Ishte shtyrë edhe pika e shqyrtimit të Raportit të Komisionit për Rangimin e Kandidatëve për Zgjedhjen e Gjykatësve në Gjykatën Supreme të RMV-së dhe nuk ishte votuar që në rendin e ditës të shtohet zgjedhja e gjykatësve të porotës në Gjykatën Themelore Strumicë dhe Kavadar. 

Në Seancë ishin miratuar procesverbalet nga mbledhja 481 dhe 482 e Këshillit Gjyqësor dhe ishte formuar Komisioni për ndryshime dhe plotësime të procedurave për punë në Këshillin Gjyqësor të RMV-së. 

Këshilli Gjyqësor vazhdoi me debatin për ankesat dhe vërejtjet nga qytetarët dhe personat juridikë për punën e gjykatësve, kryetarëve të gjykatave dhe gjykatave. 

Këshilli sot duhet të vendosë për Njoftimin për urgjencë dhe urgjencë të veprimit pas Kërkesës për përcaktimin e përgjegjësisë së gjykatësit/kryetarit të gjykatës, si dhe pas Njoftimit për gjendjen faktike të konstatuar pas paraqitjes së Kërkesës për përcaktimin e përgjegjësisë së gjykatësit/kryetarit të gjykatës dhe formimin e komisioneve të raportuesve pas kërkesave të parashtruara për përcaktimin e përgjegjësisë së gjykatësit/kryetarit të gjykatës dhe të ndryshme. fc/

Fotografia: Printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR