• e premte, 27 dhjetor 2024

Këshilli gjyqësor e delegoi gjykatësen e sapozgjedhur të Apelit, Aleksandra Risteska në Gjykatën penale deri në shpalljen e aktgjykimit për lëndën "Llaskarcë"

Këshilli gjyqësor e delegoi gjykatësen e sapozgjedhur të Apelit, Aleksandra Risteska në Gjykatën penale deri në shpalljen e aktgjykimit për lëndën

Shkup, 18 janar 2024 (MIA) - Këshilli gjyqësor në seancën e sotme urgjente të 474-të mori vendim që gjykatësja e sapozgjedhur në Gjykatën e Apelit në Shkup, Aleksandra Risteska, përkohësisht të dërgohet në Gjykatën themelore penale Shkup, deri në shpalljen e aktgjykimit për rastin "Llaskarcë".

Risteska është anëtare e Këshillit gjyqësor për lëndën "Llaskarcë", për të cilin shkak ka ekzistuar mundësi për kthim të lëndës, e cila zgjat më shumë se katër vite nga fillimi.

Seanca për shpalljen e aktgjykimit për rastin "Llaskarcë" u caktua për 25 janar të këtij viti.

Aksidenti i autobusit ka ndodhur më 13 shkurt 2019, kur autobusi i kompanisë “Durmo Tours” i cili lëvizte në linjën e rregullt Shkup-Gostivar, doli nga autostrada afër fshatit Llaskarcë. Gjithsej 16 udhëtarë humbën jetën, ndërsa 38 u lënduan. Në këtë proces gjyqësor akuzohen gjashtë persona: pronari i “Durmo Tours”, Durmish Beluli, personi përgjegjës për transport në kompani, Remzi Miftari dhe shoferi i autobusit Manoil Trifunovski, si dhe tre punonjësit në stacionin e kontrollit teknik, Igor Gjorgjievski, Goran Dukovski dhe Janë Bovarski. Tre të parët akuzohen për krime të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në trafik, ndërsa të tjerët akuzohen për bashkëpunim në të njëjtën vepër.

Sipas nenit 300, paragrafi 2 nga Kodi penal, për të cilën ngarkohen të akuzuarit, dënimi me burg është të paktën katër vjet.

Procesin e udhëheq gjykatësja Diana Gruevska Ilievska, ndërsa përfaqësues i akuzës është prokurori publik, Darko Jakimovski.

Aleksandra Risteska, së bashku me gjykatësit tjerë të sapozgjedhur në Gjykatën e Apelit Shlkup, sot dhanë deklaratë solemne para Këshiullit gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Këshilli gjyqësor në seancën e 15 nëntorit i ka zgjedhur Gabriella Gajdova, Aleksandra Risteska, Vesna Dimishkova dhe Osman Shabanin për gjykatës nga fusha penale dhe Aleksandar Shopov, Irena Kostadinova Angelova, Natalia Doneva dhe Ilir Sulejmanin për gjykatës në fushën civile në Gjykatën e Apelit - Shkup. bsh/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR