• e shtunë, 23 nëntor 2024

Këshilli Gjyqësor duhet të mbajë takim pune me kryetaren e Gjykatës së Lartë, Besa Ademi

Këshilli Gjyqësor duhet të mbajë takim pune me kryetaren e Gjykatës së Lartë, Besa Ademi

Shkup, 6 nëntor 2023 (MIA) - Këshilli Gjyqësor sot duhet të mbajë takim pune me kryetaren e Gjykatës së Lartë, Besa Ademi. Të premten, Këshilli gjyqësor ka ftuar Ademin në takim me anëtarët për siç thuhet, ngjarjet e fundit dhe shkrimet e publikuara në media për presione politike ndaj gjyqtarëve në gjykatën më të lartë.

Nga Këshilli Gjyqësor, theksuan se si trup konform ligjit ka për detyrë në bazë të nenit 2 nga Ligji për Këshillin gjyqësor të sigurojë dhe garantojë autonominë dhe pavarësinë e pushtetit gjyqësor si dhe në bazë të nenit 11 nga i njëjti ligj i cili garanton vendimmarrje të lirë gjyqësore pa asnjë ndikim dhe presion.

"Gjatë ditëve të fundit në media janë publikuar disa shkrime për presione politike ndaj gjykatësve të Gjykatës Supreme, reagime të partive politike, si dhe intervistë me kryetaren e kësaj gjykate, Besa Ademi, pra konsiderojmë se është e nevojshme të informojmë publikun se ushtrimi i mundshëm i presioneve ndaj gjykatësve është i papranueshëm dhe tejet shqetësues", thekson Këshilli Gjyqësor.

Nga atje informojnë se kryetari i Këshillit Gjyqësor, Sashko Georgiev ka realizuar bisedë telefonike me kryetaren e Gjykatës së Lartë, Ademi për shkak të realizimit të takimit të punës me anëtarët e Këshillit, për siç thuhet, "këtë çështje jashtëzakonisht të rëndësishme dhe të ndjeshme".

Me këtë rast është dërguar edhe ftesë me shkrim deri te Ademi ku i bëhet thirrje për takim pune të hënën, më 06.11.2023 në orën 11:00 në hapësirat e Këshillit Gjyqësor, kanë informuar nga Këshilli gjyqësor. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR