• e enjte, 26 dhjetor 2024

Këshilli gjyqësor dhe Këshilli i PP nënshkruan memorandum për bashkëpunim

Këshilli gjyqësor dhe Këshilli i PP nënshkruan memorandum për bashkëpunim

Shkup, 25 shtator 2023 (MIA) - Këshilli gjyqësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Këshilli i prokurorëve publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut sot në hapësirat e Këshillit gjyqësor nënshkruan memorandum për bashkëpunim.

"Ky është një tregues se ne jemi gjithmonë në dispozicion dhe se në të ardhmen do ta rrisim bashkëpunimin tonë. Njëherësh kemi probleme reale me projeksionin gjatë përzgjedhjes së gjyqtarëve dhe prokurorëve", deklaroi kryetari i Këshillit gjyqësor, Sashko Gerorgiev.

Memorandumi i bashkëpunimit nënkupton formalizimin, tha kryetari i Këshillit të prokurorëve publik Antonio Jolevski për atë që këto dy institucione e kanë realizuar jozyrtarisht viteve të fundit. rq/

Foto: MIA 

QËNDRONI TË LIDHUR