• e enjte, 26 dhjetor 2024

Këshilli Ekonomik-Social nesër pritet të sjellë vendim për vlerën e pagës minimale

Këshilli Ekonomik-Social nesër pritet të sjellë vendim për vlerën e pagës minimale

Shkup, 12 mars 2023 (MIA) - Në Këshillin Ekonomik-Social nesër pritet të merret vendim për vlerën e pagës minimale e cila çdo mars harmonizohet në nivel vjetor.

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska të premten në një deklaratë për MIA-n njoftoi se nesër do të mbahet mbledhja e Këshillit Ekonomik - Social në të cilën do të bisedohet për vlerën e pagës minimale. 

Pritjet e Qeverisë janë se paga minimale do të rritet dhe do të ketë vlerën rreth 20.000 denarë. 

Me ndryshimet e Ligjit për pagën minimale, u vendosën kriteriume të reja sipas të cilave paga minimale harmonizohet me 50 për qind të shpenzimeve për jetë dhe 50 për qind me rritjen e pagës mesatare. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR