• e premte, 27 dhjetor 2024

Këshilli ekonomik-energjetik ka vendosur të fillojë procedurë për dhënien e licencës për prodhimin e energjisë për ngrohje nga një treg i rregulluar

Këshilli ekonomik-energjetik ka vendosur të fillojë procedurë për dhënien e licencës për prodhimin e energjisë për ngrohje nga një treg i rregulluar
Shkup, 28 shtator 2022 (MIA) – Këshilli Ekonomik-energjetik i Qeverisë sonte ka vendosur të fillojë procedura për dhënien e licencës për prodhimin e energjisë për ngrohje nga tregu i rregulluar në përputhje me nenin 6 nga Ligji për energjetikë të EMV-së,  kumtoi sonte kryeministri Dimitar Kovaçevski. Në konferencë të jashtëzakonshme për shtyp në Qeveri, ai potencoi se ngrohje qendrore për shkupjanët do të ketë, si dhe se sezoni i ngrohjes do të fillojë më 15 tetor. "Këshilli ekonomik-energjetik i Qeverisë sapo përfundoi me mbledhjen e tij dhe sollëm vendime të cilat dua t'i ndaj me publikun, ndërsa nuk kanë të bëjnë me furnizim të sigurt, furnizim stabil me energji në periudhën e ardhshme. I bëj thirrje Qytetit të Shkupit, KRRE-së dhe Komisionit për mbrojtjen e konkurrencës në kohë sa më të afërt të japin mendim pozitiv për vendimin me të cilin do të krijohen kushte për funksionim të plotë të EMV-së me ngrohtoret. Janë siguruar mjete financiare për energjitë e nevojshme për energjinë e ngrohjes", theksoi Kovaçevski. Sipas tij, lidhur me energjinë elektrike, edhe konsumatorët e vegjël do të kenë furnizim të sigurt, stabil dhe të vazhdueshëm të energjisë elektrike. "Tetëdhjetë për qind e subvencionojmë faturën për energji elektrike për 650 mijë familje, ndërsa mbi 70 mijë kompani dhe subjekte të tjerë juridikë, të a.q. konsumatorë të vegjël me qarkullim vjetor deri në dy milionë euro do të marrin energji elektrike të subvencionuar e cila është tre herë më e ulët se çmimi i bursave. Në mënyrë shtesë kemi sjell vendim në treg të rregulluar të jenë edhe shkollat ​​fillore dhe të mesme në territorin e tërë shtetit, pa marrë parasysh se obligimi për sigurimin e procesit arsimor është i vetë komunave", theksoi kryeministri. Në konferencën e jashtëzakonshme për shtyp në Qeveri sonte, përveç Kovaçevskit, të pranishëm janë zëvendëskryeministri Fatmir Bytyqi, ministri i Financave dhe i Ekonomisë, Fatmir Besimi dhe Kreshnik Bekteshi, ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jovanka Trençevska, si dhe drejtori i EMV-së, Vasko Kovaçevski. fb/

QËNDRONI TË LIDHUR