• e premte, 27 dhjetor 2024

Këshilla kundër rrezikut nga diabeti

Këshilla kundër rrezikut nga diabeti

Najrobi, 6 mars 2023 (MIA) - Diabeti është sëmundje kronike serioze, me ç'rast rritet niveli i sheqerit në gjak i personit të sëmurë. Edhe pse nuk dihet saktë kush e shkakton diabetin tip 1, konsiderohet se është pasojë e reagimit autoimun, me ç'rast trupi mbrohet gabimisht. Ndërsa sërish, diabeti tip 2 shpesh herë është i shkaktuar nga pesha e tepërt ose mënyrë joaketive e jetesës.

Pilkërisht për shkak të kësaj, mjekët rekomandojnë humbje kilogramësh dhe ushqim të shëndetshëm dhe të balancuar, të zvogëlohet rrezikut nga diabeti tip 2. doktor Xhozef Ambani nga Kenia, për revistën "Ekspres" pohon se ngrënia e arroreve, ndihmoojnë sidomos në zvogëlimin e rrezikut nga kjo sëmundje.

Arrat si bajamet, arrat dhe shqemet janë të pasura me yndyrna të pangopura, fibra, proteina, vitamina dhe minerale të shëndetshme për zemrën, shpjegoi dr.Ambani.

Sipas tij, ngrënia e rregullt e arrave ka shumë përfitime shëndetësore të lidhura ngushtë me diabetin. Ato zvogëlojnë inflamacionin në trup, kontrollojnë nivelin e sheqerit në gjak dhe në këtë mënyrë rregullojnë peshën e trupit. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR