• e enjte, 26 dhjetor 2024

Këshill ministror në Shkup për korridoret evropiane dhe politikat transportuese

Këshill ministror në Shkup për korridoret evropiane dhe politikat transportuese

Shkup, 11 dhjetor 2023 (MIA)-  Këshill ministror me pjesëmarrjen e ministrave të Transportit nga vendet e Ballkanit Perëndimor, Moldavisë, Gjeorgjisë dhe Ukrainës do të mbahet nesër në Shkup, në organizimin e Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve dhe Sekretariatit të bashkësisë transportuese.

Do të debatohet për progresin e vendeve në pjesën e realizimit të projekteve infrastrukturore të korridoreve kryesore nga rrjeti TEN-T, si dhe për progresin e harmonizimit politikës transportuese me legjislacionin e Bashkimit Evropian.

Është paralajmëruar edhe prania e delegacionit nga Komisioni Evropian drejtuar nga Magda Kopçinska, drejtore e Drejtorisë së transportit të KE-së, si dhe drejtorit të bashkësisë transportuese, Matej Zakonjshek.

Përveç ministrit të Transportit dhe Lidhjeve Bllagoj Boçvarski, pritet të kenë fjalime edhe ministrat e Transportit të Bosnje dhe Hercegovinës, Malit të Zi, Kosovës dhe Moldavisë, si dhe përfaqësues nga Shqipëria, Serbia dhe Gjeorgjia, kurse parashikohet kyçje onlajn e ministrit të Infrastrukturës së Ukrainës. Do të marrin pjesë edhe përfaqësues nga Ministria e infrastrukturës dhe transportit të Gjeorgjisë.

Në kuadër të Këshillit ministror, Boçvarski do të realizojë takime bilaterale me ministrat nga Bosnje dhe Hercegovina dhe Mali i Zi si dhe me përfaqësues nga Ministria e infrastrukturës dhe transportit të Gjeorgjisë. ss/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR