• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kërmov: Dëmi material në Kuvend do të paguhet, por dëmi nga procesi është i pakthyeshëm

Kërmov: Dëmi material në Kuvend do të paguhet, por dëmi nga procesi është i pakthyeshëm

Shkup, 21 nëntor 2023 (MIA) - Dëmi material në Kuvend do të paguhet, por dëmi nga procesi me të cilin hiqet demokracia parlamentare është i pakthyeshëm, thotë deputeti i së majtës, Borisllav Kërmov.

Pas incidentit të djeshëm në Kuvend dhe paralajmërimi i spikerit Talat Xhaferi se E Majta  do të duhet ta paguajë dëmin e shkaktuar, Kërmov në emisionin "Biseda të rënda" në Infomaks, thotë se kjo nuk është problem, dhe lirisht t'ia dërgojnë faturën, dhe thekson se në Kuvemd duhet të ketë përplasje të ideve dhe disa opsioneve politike, dhe jo të jetë si Qeveri.

"Lirisht, ky është problemi më i vogël. Do ta paguajmë dëmin, por dëmin nga procesi që po ndodhë është i pakthyeshëm. Kuvendi, në njëfarë mënyre u vetëhoq. Kuvendi tnai është vetëm një ekzekutues i Qeverisë dhe qeveria e ardhshme që do të vijë në pushtet, praktikisht tashmë nuk do të ketë Kuvend", deklaroi Kërmov.

Sipas Kërmovit, pas hedhjes së djeshme të amandamenteve, "filibaster" dhe Rregullorja e re fare nuk do të nevojiten. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR