• e shtunë, 23 nëntor 2024

Kërkohet zgjidhje për qytetarët të cilët kanë paguar për nxjerrjen patentave dhe lejeve të reja të qarkullimit

Kërkohet zgjidhje për qytetarët të cilët kanë paguar për nxjerrjen patentave dhe lejeve të reja të qarkullimit

Shkup, 14 shkurt 2024 (MIA) - Pas vendimit të Qeverisë se patentat dhe lejet e qarkullimit do të jenë falas, kërkohet zgjidhje për ata qytetarë të cilët tashmë i kanë nxjerrë këto dokumente për të cilat kanë paguar. 

Nga Qeveria në një deklaratë për MIA-n thonë se grupi i punës duhet të gjejë zgjidhje adekuate për këtë. 

"Për këtë çështje grupi i punës duhet të gjejë zgjidhje adekuate dhe ta informojë Qeverinë në ndonjë nga seancat e ardhshme ku duhet të merret vendim", thuhet në përgjigjen e Qeverisë. 

Me këtë qëndrim rreth kësaj çështje sot dolën edhe Avokati i Popullit dhe Komisioni për Mbrojtje nga Diskriminimi. 

Sipas Avokatit të Popullit, vendimi i tillë është diskriminues, përderisa nga Komisioni për Mbrojtje nga Diskriminimi vlerësuan se nuk ka diskriminim, por trajtim jo të barabartë të qytetarëve. 

Avokati i Popullit vlerëson se ky vendim është diskrimimin i drejtpëdrejtë dhe vendosje në pozitë të papërshtatshme të qyterarëve të cilët tashmë i kanë nxjerrë këto dokumente dhe për të cilat kanë paguar. Sipas Avokatit të Popullit, Qeveria urgjentisht duhet të gjejë mënyrë se si të kthejë mjetet e qytetarëve. 

"Qëndrimi im është që Qeveria dhe të gjitha organet kompetente të ulen dhe të mendojnë me kujdes se cilat janë zgjidhjet më të mira për të dalë nga situata në të cilën kemi rënë dhe të marrin vendime në favor të qytetarëve, jo në dëm të tyre. Qeveria duhet të gjejë urgjentisht një mënyrë për të rimbursuar fondet për qytetarët. Nuk duhet të ketë dyshim se kjo duhet të bëhet në një kohë sa më të shkurtër, sepse shteti rrezikon padi për diskriminim", thonë nga Avokati i Popullit.

Nga Komisioni për Parandalimin nga Diskriminimi bëjnë thirrje që insitucionet të ndërmarrin masa për sigurimin e trajtimin të njejtë të të gjithë qytetarëve në procedurat në ndërrimin e dokumenteve të vlefshme me emrin e ri të shtetit.

"Në këtë rast nuk bëhet fjalë për bazë diskriminuese, ka trajtim të pabarabartë, por jo diskriminim. Institucionet duhet të marrin masa për të siguruar trajtimin e barabartë të të gjithë qytetarëve në procedurat e ndryshimit të dokumenteve të vlefshme me emrin e ri të shtetit", thuhet në njoftimin e KPMD.

Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi dje në përgjigjen e një pyetje të gazetarëve, në lidhje me atë nëse do të kthehen mjetet qytetarëve të cilët me kohë i nxorën dokumentet, tha se kjo çështje do të diskutohet në seancën e qeverisë. 

"Nëse doni mendimin tim personal, mendoj se është diskriminim për ata që kanë qenë të ndërgjegjshëm të veprojnë sipas ndryshimeve ligjore dhe asaj që kërkohet prej tyre. Me kohë kanë paraqitur kërkesë për dokumente udhëtimi, patentë shoferi dhe leje qarkullimi dhe mendoj se duhet të ndërmerren veprimet e duhura për t'u shlyer, sepse ishin qytetarë të ndërgjegjshëm të vendit tonë", tha Bytyqi. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR