• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Kënga e Izraelit në Eurovizion mund të skualifikohet si shumë politike

Kënga e Izraelit në Eurovizion mund të skualifikohet si shumë politike

Jerusalem, 21 shkurt 2024 (MIA) - Unioni Evropian i Radiodifuzionit (EBU) po shqyrton nëse do të skualifikojë këngën izraelite "Shiu i Tetorit" për Këngë në Eurovizion sepse përmban një mesazh politik, njoftuan sot mediat izraelite, duke cituar burimet evropiane. 

Kënga e kënduar nga këngëtarja Eden Golan duhej të transmetohej javën e kaluar, por transmetimi u anulua edhe për disa ditë.

Mediat izraelite theksojnë se arsyeja e anulimit është kërkesa e EBU-t për të shqyrtuar dhe miratuar tekstin e këngës paraprakisht, për t'u siguruar që ajo nuk përmban mesazhe politike.

Burime të cituara nga faqja informative izraelite   Ynet theksojnë se kërkesa nuk është e pazakontë për Izraelin dhe se dispozita për ndalesë të mesazheve politike është pjesë e rregullores së Eurovizionit prej disa vitesh.

 Pasi EBU sinjalizoi synimin e saj për të skualifikuar këngën, Korporata Transmetuese e Izraelit vendosi të mos i ndryshonte fjalët, edhe nëse do të thoshte se Izraeli nuk do të marrë pjesë në Eurovizionin e këtij viti.

Korporata izraelite tha pas publikimit të lajmit se aktualisht "po flet me EBU-n për këngën".

EBU deri tani nuk ka komentuar asgjë.

Mediat izraelite raportojnë se kënga aludon për sulmet e Hamasit në Izraelin jugor më 7 tetor, kur rreth 1.200 njerëz, kryesisht civilë, humbën jetën, ndërsa më shumë se 250 pengje u morën në Rripin e Gazës.

Që atëherë, më shumë se 29.000 persona, kryesisht gra dhe fëmijë, janë vrarë nga sulmet izraelite ndaj Gazës. 

Disa aktivistë kanë kërkuar që Izraeli të ndalohet nga konkursi për shkak të luftës në Gazë, por EBU beson se vendit duhet t'i lejohet të marrë pjesë. qa

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR