• e shtunë, 23 nëntor 2024

Këmbimi i përgjithshëm tregtar vitin e kaluar ishte 20.424.810 mijë euro, deficiti tregtar 3.825.646 mijë euro

Këmbimi i përgjithshëm tregtar vitin e kaluar ishte 20.424.810 mijë euro, deficiti tregtar 3.825.646 mijë euro

Shkup, 8 shkurt 2023 (MIA) - Këmbimi i përgjithshëm tregtar vitin e kaluar ka qenë 20.424.810 mijë euro. Janë eksportuar mallra në vlerë gjithsej 8.299.582 mijë euro, ndërsa janë importuar mallra në vlerë prej 12.125.228 mijë euro, njofton Enti Shtetëror i Statistikave.

Sipas të dhënave statistikore, eksporti shënon rritje prej 19,9 për qind, ndërsa importi prej 25,8 për qind. 

Deficit tregtar ishte 3.825.646 mijë euro. 

Sipas vëllimit të përgjithshëm të këmbimit tregtar, Republika e Maqedonisë së Veriut ka tregtuar më shumë me Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Greqinë, Sërbinë dhe Bullgarinë. fc/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR