• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Juratoviç: Vendi të vazhdojë drejt BE-së, ndërsa interesat e qytetarëve të jenë para atyre partiake

Juratoviç: Vendi të vazhdojë drejt BE-së, ndërsa interesat e qytetarëve të jenë para atyre partiake

Shkup, 7 shkrut 2024 (MIA) - Me rëndësi është të mos ketë stagnim të procesit të afrimit drejt BE-së. E dimë se së shpejti do të ketë zgjedhje, dhe me rëndësi është të mos ketë ndarje, fushata zgjedhore të jetë garë mes ideve dhe agjendës së ndryshme, por të ruhet raporti i mirë dhe të mos shkohet nën linjën e kuqe, ndërsa interesi i qytetarëve të jetë para interesit të partive, porpsiti deputeti gjerman dhe kryetar i grupit parlamentar të SDP-së në Bundestag, Josip Juratoviç pas takimit të sotëm me zëvendëskryetarin e parë të Qeverisë për çështje evropiane, Bojan Mariçiq.

"Gëzohem shumë që procesi i skrinmingut me BE-në në bruksel kaloi mirë. Dëgjoj shumë reagime pozitive lidhur me atë, dhe ju uroj. Lidhur me çështjen për inkuadrimin në BE, me rëndësi është e tërë energjia e vendit, e tërë energjia pozitive që është krijuar, të vazhdohet në drejtim të BE-së", deklaroi Juratoviç.

Theksoi se tashmë një kohë të gjatë vjen në vend, e ndjek zhvillimin dhe mund të konstatojë se ka përparim të madh, se ato probleme të cialt paraprakisht ishin notuar, janë zgjidhur.

Zëvendëskryeministri Mariçiq shprehi falëdnerim për Rezolutën që e miratoi Bundestagu gjerman për mbështetje të gjuhës, kulturës dhe identitetit maqedonas.

"Atë e kuptojmë si një mirënjohje, një vlerësim dhe vërtetim për atë që e e pohonim një kohë të gjatë se me vetëbesim më të madh duhet të hyjmë në procesin e eurointegrimeve, se nuk ekziston mënyrë që procesi i eurointegrimeve ta rrezikojë identitetin, gjuhën dhe kulturën tonë", tha Mariçiq.

Në takimin me deputetët gjermanë i ekspozoi të gjitha përpjekjet tona gjatë skriningut, si dhe të gjitha hapat lidhur me çështjet evropiane, prej fillimit të negociatave verën e kaluar deri më sot.

"Ia prezantuam edhe Juratoviçit edhe të gjithë deputetëve të tjerë atë që e kemi bërë dhe lidhur me planin për rritje dhe lidhur me reformat, gjithsesi se kemi akoma shumë për të bërë, por se jemi në rrugën e vërtetë. E prezantova edhe situatën para zgjedhjeve të ardhshme se ekzistojnë në përgjithësi dy blloqe politike, ato parti pa dallim të parashenjës etnike të cialt janë për anëtarësim të shpejtë në BE dhe ato të cilat janë kundër asaj. Qëllimi ynë është të tregojmë se Maqedonia e Veriut ka shumë miq dhe mbështetës në këtë rrugë, se Bundestagu gjerman është aleati ynë në rrugën drejt BE-së, dhe se me miq të tillë duhet ta vazhdojmë së bashku rrugën dhe sa më aprë të bëhemi anëtare e BE-së", theksoi zëvendëskryeministri Bojan Mariçiq.

Në takim në mënyrë të ndërsjelltë u konfirmua bashkëpunimi i shkëlqyeshëm bilateral dhe ekonomik mes dy vendeve, dhe se Gjermania është partnerja më e madhe dhe kyçe tregtare e Maqedonisë së Veriut. ab/

Foto: МIА

QËNDRONI TË LIDHUR