• e enjte, 26 dhjetor 2024

Funksionarë të lartë të BDI-së takohen me banorët e Hasanbegut

Funksionarë të lartë të BDI-së takohen me banorët e Hasanbegut

Shkup, 9 shkurt 2023

 Banorët e Hasanbegut sot pritën funksionarët e lartë partiak të BDI-së, në takimin e organizuar nga Dega e BDI-së dhe struktura partiake, ku u informuan për  gjendjen e rëndë brenda Bashkimit Demokratik për Integrim dhe dështimet pjesës shqiptare të ekzekutivit në krye me Artan Grubin.

Musa Xhaferi, Izet Mexhiti, Blerim Bexheti dhe Visar Ganiu para banorëve të Hasanbegut informuan se si filloi ideja për shprehjen publike të pakënaqësive me ekzekutivin.

Sekretari organizativ, Blerim Bexheti tha se këtu nuk kanë ardhur për të kërkuar pozita, se ato ua ka dhënë populli me votë, por për të kritikuar rezultatet katastrofike të Artan Grubit dhe ministrave të tij, të cilët në mungesë të organeve të partisë për gati tre vite kanë bërë çfarë u ka dashur qejfi. Ne ngrejmë alarmin për ekzekutivin e dobët dhe synojmë hapjen e rrugës për zëvendësimin e tyre me djem dhe vajza të reja, tha Bexheti.

Kryetari i Këshillit mbikëqyrës të BDI-së Musa Xhaferi tha se edhe Hasanbegut dhe Haraqinës Artan Grubi u ka bërë dëm, duke filluar me zgjedhjet lokale në vitin 2020, kur ne kandiduam një djal shqiptar të ri për kryetar komune, erdh Artan Grubi dhe tha mirë që keni gjetur kandidat, por mos i jepni shumë zor, se edhe po të fiton partneri jonë LSDM nuk është gjë e keqe. Xhaferi tha se Grubi po bën cirk me vehten dhe ministrat, duke porositur flakadanë, në vend se të jep llogari për dështimet e tij.

Kryetari i komunës së Çairit dhe anëtar i kryesisë së BDI-së Visar Ganiu tha se edhe ata si kryetar komunash kanë dhënë vazhdimisht llogari për punët që kanë realizuar, këtë e kanë bërë edhe ministrat vazhdimisht, me përjashtim nga viti 2020 e këndej prej kur Artan Grubi prishi çdo rregull dhe traditë që kishin në parti. Ganiu tha se edhe tani duke i parë në terren, Grubi merr ministrat dhe flet për të ardhmen, sikur të jemi ne zgjedhje, dhe nuk flet për gati tre vite që ska bërë asgjë.

Nënkyetari i BDI-së dhe deputet në Kuvendin republikan Izet Mexhiti para banorëve të Hasanbegut komentoi hyrjen e Aleancës për Shqiptarët në qeveri, për ta shpëtuar karierën e dështuar të Artan Grubit. Mexhiti tha se janë në teren për tu ballafaquar me realitetin se per 6 muaj ose 1 vit do të ballafaqohen me votuesin.

Mexhiti tha se problemet në BDI filluan në vitin 2020 kur pas zgjedhjeve të suksesshme, pa legjitimitet nga votuesi dhe pa legjitimitet nga organet partiake Artan Grubi u bë zëvendës kryeministër. 'Ali Ahmeti thotë nuk e ndroj, por Britania e Madhe i ndrroi tre kryeministra në mes të luftës në Ukrainë dhe su bë gjë e keqe, sdo të bëhet edhe nëse ndrojmë një zëvendëskryeministër ne', tha Mexhiti.

Mexhiti komentoi edhe shkrimet rreth përdorimit të logos së BDI-së në media,me ç' rast tha se me apo pa logo takimet, BDI i ka punët keq.

Funksionarët e lartë të BDI-së paralajmëruan se takimet me qytetarët do të vazhdojnë edhe më tej në vendbanimet tjera.

 

______________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formë integrale dhe origjinale

QËNDRONI TË LIDHUR