• e enjte, 26 dhjetor 2024

Jovev: Në Klinikën universitare për kardiokirurgji shtetërore nuk ka parregullsi

Jovev: Në Klinikën universitare për kardiokirurgji shtetërore nuk ka parregullsi

Shkup, 6 qershor 2023 (MIA) - Në Klinikën universitare për kardiokirurgji shtetërore nuk ka parregullsi. Këtë e theksoi sot në konferencë për shtyp, profesor doktor Sashko Jovev, duke bërë thirrje të rishqyrtohet vendimi për shkarkimin e tij.

"Në vendin tonë vetëm suksesi nuk falet", tha ai, duke shtuar se ekipi i tij është vazhdimisht në klinikë dhe kolektiv i vërtetë multietnik.

Jovev shtoi se Klinika universitare për kardiokirurgji shtetërore nën udhëheqjen e tij, në tetë vitet e fundit, "ka krijuar klinikë ultrabashkëkohore, e cila i punon të gjitha procedurat e mundshme në kardiokirurgji, që punohen në klinikat më të renomuara botërore". Ai tha se këtu janë shëruar shumë, shumë pacientë.

"Në jetë ekzistojnë dy mënyra të sjelljes, ose të punohet, krijohet, mësohet dhe shkohet përpara, ose të shkelet mbi tërë atë. Fuqimisht qëndrojmë në qëndrimin se ekipi që fiton nuk ndryshohet", tha Jovev.

Ai apeloi që politika të lihet anash.

"T'i lëmë profesionistët ta kryejnë punën e tyre. Sukseset e kësaj klinike janë suksese të shtetit dhe të Ministrisë së Shëndetësisë", tha ai, duke theksuar se me intervenimet kirurgjike këtu, kursen shteti.

Ai shtoi se ky vend ka dhe do të ketë mjekë të shkëlqyeshëm, të cilët e duan vendin e tyre dhe punojnë palodhshëm për bashkëqytertarët e tyre.

"Ju lutem t'ë mos i përzëmë dhe dëshpërojmë", tha Jovev, i cili sot ka marrë përkrahje nga nëpunësit në shëndetësi dhe pacientët, të cilët u tubuan para Klinikës universitare për kardiokirurgji shtetërore. bsh/

Foto: MIA Darko Popov

 

QËNDRONI TË LIDHUR