• e premte, 05 korrik 2024

Jovanovski: Një sasi e madhe e gjësendeve të palejueshme janë zbuluar gjatë bastisjeve në INP Idrizovë

Jovanovski: Një sasi e madhe e gjësendeve të palejueshme janë zbuluar gjatë bastisjeve në INP Idrizovë

 Shkup, 11 prill 2024 (MIA) - Një numër të madh të gjësendeve të palejueshme janë zbuluar gjatë bastisjeve që janë kryer mëngjesin e sotëm në INP Idrizovë me qëllim të sigurimit të materialeve dëshmuese, informon për MIA-n drejtori i INP Idrizovë - Shkup, Zoran Jovanovski.

Ai theksoi se tashmë kanë përfunduar  bastisjet. 

 "Në një aksion të koordinuar nga Prokuroria Themelore Publike - Shkup, për shkak të dyshimeve për vepra penale, mëngjesin e sotëm janë kryer bastisje në INP Idrizovë  - Shkup me qëllim të sigurimit të materialit dëshmues", informon paraprakisht PTHP - Shkup

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR