• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Jovanovski: Ngrirja e çmimeve nuk është zgjidhje e tregut

Jovanovski: Ngrirja e çmimeve nuk është zgjidhje e tregut

Shkup, 21 mars 2023 (MIA) - Ngrirja e çmimeve nuk është zgjidhje e tregut, sipas Zoran Jovanovskit, nënkryetar dhe këshilltar në kabinetin e kryetarit të Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut për çështje makroekonomike dhe financa publike.

Sipas Jovanovskit, barrën e krizës nuk duhet ta mbajë vetëm një industri, por duhet të bie mbi kurrizin e të gjithëve nga pak. Shteti, sërish, duhet të japë ndihmë financiare të targetuar në nivel të familjeve që blejnë bukë me çmime të ngrira.

Kur të ngrihet çmimi i bukës, siç tha Jovanovski, ngrihet për të gjithë në shoqëri, edhe për familjet e rrezikuara sociale edhe për ato që mund ta paguajnë me çmim pesë herë më të lartë se ajo. Prej këtu parashtrohet pyetja, pse ai që mund të paguajë çmim pesë herë më të lartë ta blejë bukën me çmim të ngrirë dhe pse ai është subvencionuar.

"Zgjidhja është: çmimi duhet të jetë i tregut, çfarë kërkohet  nga oferta dhe kërkesa, gjendja e tregut, ndërsa shteti duhet të japë ndihmë financiare të targetuar në nivel të familjes, jo të individit. Ajo familje do të blejë bukë me çmim të ngrirë, ndërsa gjithë të tjerët do të paguajnë çmim të tregut për bukën. Kur çmimi është i tregut, dhe atij që e prodhon miellin, edhe bukëpjekësit dhe tregtarit, të gjithë në zinxhir, do të sillen normalisht. A është përgjegjësi e bukëpjekësit, mullixhiut apo dikujt tjetër nga industria ushqimore që kujdeset për statusin social të qytetarëve? Nëse unë jam bukëpjekës, a më takon mua të shqetësohem  për statusin social? A funksionoj unë në ekonominë e tregut? Kjo është çështja kyçe. Nëse po, pse të jetë vetëm e atyre që janë në industrinë ushqimore? Pse ky detyrim të mos vlejë edhe për industrinë e 16-të? Nëse jemi ekonomi e koordinuar e tregut, do të uleshim, të damordohemi dhe të organizohemi në shoqëri. Po, kemi krizë të KOVID-it, energjetike ose ndonjë tjetër, si do t'i kapërcejmë si ekonomi e vogël dhe ngarkesa do t'u bie nga pak te të gjithë, ndërsa jo presioni të jetë  mbi ata që rastësisht prodhojnë bukë?", theksoi nënkryetari i Odës ekonomike në fjalimin mujor "Ç'farë ekonomie të tregut duam?".

Fjalimi mujor në të cilin Jovanovski foli për disa tema aktuale është risi në aktivitetet e Odës. Ai do të mbahet rregullisht dhe publiku do të mund të dëgjojë pikëpamjet e biznesmenëve të lartë dhe njerëzve me ekspertizë dhe reputacion të lartë në shoqëri, të cilët vijnë nga radhët e Odës, por edhe jashtë saj. sa/

foto: MIA 

 

QËNDRONI TË LIDHUR