• e enjte, 26 dhjetor 2024

Jotova: Kemi filluar proces për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE

Jotova: Kemi filluar proces për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE
Manastir, 4 nëntor 2022 (MIA) - Kemi filluar një proces për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE, ku sipas meje është vendi i shtetit tuaj, deklaroi sonte në Manastir Iliana Jotova, nënkryetare e Republikës së Bullgarisë. Në një takim të shkurtër me gazetarë, Jotova theksoi se arsyeja e qëndrimit të saj në rajonin Prespës dhe Pellagonisë është festa e nesërme fetare Dita e shpirtrave. Në pyetjen e gazetarëve lidhur me Ligjin i miratuar së fundmi për shoqatat civile dhe fondacionet në Maqedoninë e Veriut, ajo tha se Kuvendi ynë është Kuvendi i një shteti sovran që ka të drejtë të miratojë të gjitha llojet e ligjeve dhe gjithsesi përgjegjësi për miratimin e tyre. "Kuvendi juaj popullor është një Kuvend i një shteti sovran që ka të drejtë të miratojë të gjitha llojet e ligjeve dhe gjithsesi përgjegjësi për miratimin e tyre. Ajo që na intereson është të shohim se si do të veprojë ai ligj në periudhën e ardhshme. Kemi filluar një proces për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE, ku  sipas meje është vendi i shtetit tuaj. Mendoj se shumë nga problemet tona që i kemi ende,  do të kenë zgjidhje vetëm kur një ditë të jemi të gjithë pjesë e familjes së madhe evropiane. Ishte e vështirë të arrihet në konferencën e parë ndërqeveritare, por nga këtu e më tej, marrëveshja mes dy shteteve nga viti 2017 dhe marrëveshja për fqinjësinë e mirë, nuk janë vetëm marrëveshje mes dy shteteve, por marrëveshje nga legjislacioni evropian dhe, përveç Bullgarisë dhe institucioneve evropiane anëtare të Unionit  do të kenë kujdes në përmbushjen e tyre, ndërsa me këtë edhe në qëllimet tona të përbashkëta", theksoi Jotova. Pas qëndrimit të sotëm në Prespë, siç paralajmëroi, Jotova nesër do t'i vizitojë varrezat ushtarake bullgare në fshatin Capari të Manastirit. ar/

QËNDRONI TË LIDHUR