• e enjte, 26 dhjetor 2024

Jordan Kamçev është në liri, Gjykata ia ka bashkuar dënimet me burg

Jordan Kamçev është në liri, Gjykata ia ka bashkuar dënimet me burg
Shkup, 9 nëntor 2022 (MIA) - Biznesmeni, Jordan Kamçev, nga 6 nëntori është në liri, pasi një muaj më parë e ka shfrytëzuar mundësinë ligjore për të kërkuar dhe ka pranuar nga Gjykata Themelore Penale, bashkimin e dënimeve me burg për rastet “Parcelat në Vodno" dhe “Perandoria”. Kamçev në prill të këtij viti u dënua me një vit burg për rastin “Parcelat në Vodno”, ndërsa për rastin “Perandoria” e pranoi fajin dhe u pajtua me një vit burg dhe të paguajë 5.2 milionë euro. Ndërkohë, Kamçev e ndërroi adresën e banimit nga Shkupi në Ohër, me çka kompetent për vuajtjen e sanksionit u bë Gjykata e Ohrit, e cila i lëshoi ​​një akt referimi për SHNP Strugë, i cili është i llojit të hapur. Në burgun e Strugës ai ka qëndruar rreth katër muaj. Kamçev e ka shfrytëzuar mundësinë ligjore dhe ka kërkuar, ndërsa Gjykata Themelore Penale Shkup i ka bashkuar dy dënimet prej një viti. Duke qenë se dënimi i vetëm me burg duhet të jetë më i ulët se dy dënimet së bashku, gjykata i ka caktuar katër muaj më pak, gjegjësisht 20 muaj, ndërsa në dënimin e tij llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim në burgun “Shkup” në Shuto Orizarë, si dhe arresti shtëpiak, ku janë rreth 14 muaj gjithsej. Për të dalë nga burgu i Strugës më 6 nëntor, Kamçevi, siç raportojnë mediat, për shkak të sjelljes shembullore, nga drejtori i burgut, ka marrë një “falje” prej rreth një muaji dhe e ka shfrytëzuar të drejtën për fundjavë dhe pushime vjetore prej 20 ditëve. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR