• e enjte, 26 dhjetor 2024

Jolevski: Zgjedhjen e prokurorëve në të gjiha prokuroritë do ta përfundojmë para pushimeve

Jolevski: Zgjedhjen e prokurorëve në të gjiha prokuroritë do ta përfundojmë para pushimeve

Shkup, 23 maj 2023 (MIA) - Të pastrojmë me prokuroritë publike, të shohim sa do të plotësohen, në cilat prokurori, e pastaj do të zgjedhim edhe në Prokurorinë për krim të organizuar dhe korrupsion dhe Prokurorinë e lartë publike. Tërë këtë dëshirojmë ta përfundojmë para pushimeve, deklaroi kryetari i Këshillit të prokurorëve publikë, Antonio Jolevski.

Në deklaratë për mediume pas seancës së sotme të 80-të, ku janë zgjedhur 18 prokurorë të rinj në 12 prokurori në vend dhe një prokuror themelor publik në PTHP Shtip, Jolevski tha se mbeten edhe dhjetë prokurorë të pazgjedhur.

"Janë zgjedhur 18, dhjetë kanë mbetur të pazgjedhur. Një pjesë e tyre nuk janë paraqitur, një pjesë shumë e vogël, shumica janë paraqitur në prokuroritë, ku kanë ditur se nuk do të zgjedhen. Në Kumanovë, që është dy hapa nga Shkupi, askush nuk është paraqitur, edhe pse ishin të sigurtë se do të zgjedhen në Kumanovë, ku ka mungesë të madhe të prokurorëve, por, askush nuk paraqitet", tha Jolevski.

Ai informoi se zbrazët ka mbetur vetëm Prokuria publike në Kriva Pallankë.

Në pyetje për biografinë e Barlet Xhaferit, për të cilin KSHPK ka publikuar se e ka dhënë provimin e jurisprudencës para se të diplomojë, Jolevski tha se tërë dokumentacioni që nevojitet për te ata është valid, ndërsa për pjesën tjetër, sipas tij, duhet të kujdesen institucionet tjera kompetente.

"Dokumentacionin e plotë që nevojitet për te ne, e ka dhe është valid, ne nuk  mund të hyjmë në atë pjesë, nuk është kompetenca e jonë. Ato institucione, të cilat duhet të kujdesen, do të duhej të intervenojnë nëse kanë konsideruar se diçka nuk është në rregull. Ministria e Arsimit, Ministria e Drejtësisë, kur e kanë dhënë provimin e jurisprudencës, askush deri tani nuk ka konfirmuar procedurë, as, sa jam i informuar, KSHPK e ka mbyllur lëndën si lëndë", tha ai. bsh/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR