• e diel, 24 nëntor 2024

Jolevski: Nuk mund të eliminojmë dikë vetëm për shkak të sepkulimve në opinion

Jolevski: Nuk mund të eliminojmë dikë vetëm për shkak të sepkulimve në opinion

Shkup, 12 korrik 2023 (MIA) - Nuk mundemi para kohe të themi se do të eliminojmë dikë vetëm për shkak se në opinion ka spekulime për diçka, nuk e di në çfarë mënyre do ta bënim atë pjesë si Këshill, deklaroi kryetari i Këshillit të prokurorëve publik, Antonio Jolevski, lidhur me zgjedhjen e prokurorit Artan Ajro në Prokurorinë e lartë publike Shkup.

Për prokurorin Ajro në opinion spekulohej se KSHPK ka hapur lëndë për rastin në të cilin gruaja dhe vëllau i tij kanë pasur përfitime personale, ndërkaq siç tha Jolevski, Këshilli gjyqësor nuk mund të implikohet në diçla kur nuk ka procedurë të përfunduar me të cilën do të tregohej se ka lëshime.

Lidhur me mos-zgjedhjen e prokurores Lençe Rustovska në Prokurorinë e lartë publike, kryetari i Këshillit deklaroi se nuk kanë pasur mundësi t'i kontrollojnë rezultatet nga puna e saj dhe se ajo ka mundur të paraqitet edhe në konkursin në shtator. Jolevski shtoi se tek prokurorja Ristovska këtë periudhë ka mungesë të punës sipas lëndëve.

Lidhur me zgjedhjen e prokurores Vilma Ruskovska, e cila nuk u zgjodh prokurore në Prokurorinë publike të RMV-së, ai tha se ata nuk dëshirojnë të paragjykojnë me zgjedhje në prokurorinë e lartë të një kandidati për të cilin fillimisht duhet të vendoset sipas propozimit tpër shkarkimin e tij.

Siç informoi kryetari i Këshillit, në shtator do të publikohen konkurset për t'u plotësuar vendet e tjera.

Lidhur me largimin e prokuroëve nga Akademia për gjykatës dhe prokurorë publik. ai tha se nuk e din arsyen se përse ata nuk paraqiten në konkurse.

Këshilli i prokurorëve publik në mbledhjen e sotme të 82-të zgjodhi 14 prokurorë në Prokurorinë themelore publike të RMV-së, Prokurorinë e lartë publike Shkup, Prokurorinë themelore publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe Prokuroritë themelore publike në Shkup, Gostivar dhe Kavadar. ab/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR