• e premte, 27 dhjetor 2024

Jemi të gatshëm të bisedojmë për Kodin zgjedhor, por ai nuk guxon të sillet me nxitim, porositi Kovaçevski

Jemi të gatshëm të bisedojmë për Kodin zgjedhor, por ai nuk guxon të sillet me nxitim, porositi Kovaçevski
Shkup, 20 janar 2022 (MIA) - Lidhja socialdemokrate është e gatshme të bisedojë për ndryshime të Kodit zgjedhor, por ato nuk guxojnë të sillen me nxitim, deklaroi sonte në intervistë për Kanal 5, kryeministri Dimitar Kovaçevski. "Në programin e Qeverisë qëndron se legjislacioni zgjedhor do të harmonizohet me rekomandimet nga OSBE/ODIHR. Është hapur diskutimi edhe për një njësi zgjedhore, ndërsa LSDM-ja u deklarua se do të bisedojmë me të gjitha partitë, sepse Kodi zgjedhor sillet me konsensus", potencoi Kovaçevski. Ai shtoi se parti të ndryshme kanë qëndrime të ndryshme për modelin zgjedhor dhe shtoi se për këtë Kodi Zgjedhor duhet të miratohet në një periudhë më të gjatë kohore, në mënyrë që të jetë i zbatueshëm dhe adekuat për të gjitha partitë. "Nuk duhet të kufizohemi në kohë, por të hapet një diskutim dhe të shihet se cili model është më i miri për të gjitha partitë politike. LSDM-ja do të marrë pjesë në atë diskutim, së bashku me të gjithë partnerët e koalicionit", potencoi Kovaçevski. Ai theksoi se edhe para zgjedhjeve lokale ka pasur iniciativë për lista të hapura për këshilltarë, por ai personalisht ka qenë kundër miratimit të nxituar, sepse me këtë vetëm do të bëhej huti tek votuesit. fb/  

QËNDRONI TË LIDHUR