Jehona në Kumanovë deri në orën 15 33 për qind, në Likovë 25, në Nagoriçan të Vjetër 35
- - Në Kumanovë sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) deri në orën 15 kanë votuar 33,98 për qind nga 84,25 për qind të të dhënave të përpunuara. Në Kumanovë të drejtë të votës kanë 93.364 votues të cilët votojnë në 167 vendvotime.
- Post By Fitore Curri
- 16:35, 24 prill, 2024
Kumanovë, 24 prill 2024 (MIA) - Në Kumanovë sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) deri në orën 15 kanë votuar 33,98 për qind nga 84,25 për qind të të dhënave të përpunuara. Në Kumanovë të drejtë të votës kanë 93.364 votues të cilët votojnë në 167 vendvotime.
Në Likovë, siç është bërë e ditur në KSHZ, kanë votuar 25,51 për qind nga 99,90 për qind e të dhënave të përpunuara. Në këtë komunë të drejtë të votës kanë 25.998 votues të cilët votojnë në 36 vende.
Sipas të dhënave të KSHZ-së në Nagoriçan të Vjetër deri në orën 15 kanë votuar 35,16 për qind të 99,87 për qind të përpunuara. Aty të drejtë vote kanë 3.043 votues të cilët votojnë në 38 vendvotime prej të cilëve dy janë bashkuar, gjegjësisht shërbejnë 36 këshilla zgjedhorë. fc/
Fotografia: MIA