• e shtunë, 17 gusht 2024

Javën e ardhshme nivel portokalli për rrezik nga temperaturat e larta

Javën e ardhshme nivel portokalli për rrezik nga temperaturat e larta

Shkup, 9 gusht 2024 (MIA) - Ditët në vijim do të mbajë mot me diell dhe shumë nxehtë, sidomos në fillim të javës së ardhshme, ku në disa vende do të aktivizohet niveli portokall për rrezik nga temperaturat e larta, kumtoi DPHM-ja.

Të martën pritet që temperatura të arrijë deri në 40 gradë.

Sipas DPHM-së, gjatë fundjavës do të fryjë erë mesatare, përgjatë Vardarit herë pas here e përforcuar veriore.

Nesër do të mbajë mot me diell dhe i nxehtë me vranësira të vogla lokale dhe me temperaturë maksimale 38 gradë, kurse në Shkup me diell dhe nxehtë me vranësira të vogla dhe me temperaturë deri në 37 gradë. ls/

Foto; Arkivi i MIA-s 

QËNDRONI TË LIDHUR