• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Janevska: Përgjegjësi për arsimtaren që e ka organizuar shfaqen në SHF "7 Marsi" në Çellopek

Janevska: Përgjegjësi për arsimtaren që e ka organizuar shfaqen në SHF

Shkup, 4 dhjetor 2024 (MIA) - Procesverbali nga mbikëqyrja e jashtëzakonshme është gati, inspektorët kanë konfirmuar "parregullsi", për të cilin shkak përgjegjësi do të bart një nga arsimtaret, e cila ka qenë organizatore e shfaqes, deklaroi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janeva lidhur me mbikëqyrjen që pardje në shkollën "7 Marsi" në Çellopek e ka kryer Inspektorati arsimor shtetëror.

"Do të informohen edhe drejtori dhe kryetari i komunës që të veprojnë sipas ligjit, por ajo që është më me rëndësi, sipas meje, është se edhe në këtë shkollë dhe në disa shkolla, ku kemi pasur denoncime për parregullsi, por, të jem e drejtë, nuk janë konfirmuar parregullsi, por ka pasur njëfarë revolte, do të zbatojmë trajnime për bashkëjetesë, multikulturalizëm, multietnicitet, dhe për këtë do të kërkojmë përkrahje edhe nga OSBE-ja", deklaroi Janevska sot në Rektoratin e UCM-së.

Inspektorë kanë vizituar një shkollë në fshatin Çellopek, pasi aty "më 28 nëntor ka qenë e organizuar një shfaqe shkollore, ku marrin pjesë nxënës të veshur në uniforma të UÇK-së dhe me pushka në dorë". bsh/

Foto: MIA 

QËNDRONI TË LIDHUR