• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Janevska për REL: përgatitëm Ligj të ri për Tekstet Shkollore me të cilën parandalojmë mungesat dhe vonesat e dorëzimit në shkolla

Janevska për REL: përgatitëm Ligj të ri për Tekstet Shkollore me të cilën parandalojmë mungesat dhe vonesat e dorëzimit në shkolla

Shkup, 3 nëntor 2024 (MIA) - Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna janevska, në intervistën javore për Radion Evropa e Lirë foli për Ligjin e ri për tekstet shkollore.

"Me Ligjin e ri për tekstet hhkollore për arsimin fillor dhe të mesëm, u munduam të përmirësojmë procesin e përgatitjes, miratimit dhe botimit së teksteve shkollore, në mënyrë që të mos vijmë më asnjëherë që më 1 shtator të mos kemi tekste shkollore. Shpresoj sinqerisht se me zgjidhjen e re ligjore do të arrijmë edhe cilësi më të mirë të teksteve shkollore, përveç furnizimit me kohë", thuhet në kumtesën e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

Janevska theksoi se edhe ministria nuk mund ta dijë se cilat dhe çfarë tekstesh shkollore mungojnë në secilën shkollë, nëqoftëse shkollat nuk japin informacion.

"Në fund të çdo viti shkollor hapet sistem elektronik në të cilën shkollat duhet të tregojnë se sa tekste shkolllore u mungojnë, që nënkupton se duhet t’i paraqesin të gjitha tekstet shkollore të dëmtuara të vitit paraparakë. “Sa tekste shkollore kanë paraqitur, aq tekste shtypen dhe blihen", u përgjigj ministrja.

Për tekstet shkollore të grisura, Janevska sërish sqaroi se problem shtesë të cilën e kumtoi një komunë është se shkollat, duke dashur t'i mbrojnë qytetarët që të paguajnë 10 deri në 70 për qind të çmimit gjatë kthimit të teksteve shkollore të dëmtuara, nuk i kanë paraqitur. ab/

foto: MIA Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR