• e shtunë, 23 nëntor 2024

Janevska nga Shtipi: Parashikohet rritja e shujtës studentore, ndërsa gjykata do të vendosë për borxhin prej tetë milionë euro për transportin e studentëve në Shkup

Janevska nga Shtipi: Parashikohet rritja e shujtës studentore, ndërsa gjykata do të vendosë për borxhin prej tetë milionë euro për transportin e studentëve në Shkup

Shtip, 23 gusht 2024 (MIA) - Studentët këtë vit do të kenë më shumë para për shujtën studentore. Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska gjatë vizitës së sotme në Komunën e Shtipit paralajmëroi se është planifikuar rritja e shujtave studentore, por për momentin nuk mund të tregojë se sa do të rritet, sepse siç thotë ajo çdo gjë varet nga mjetet e buxhetit të cilat do të vendosen në dispozicion.

"Sa i përket standardit studentor, studentët nuk duhet të kenë asnjë dilemë që Ministria do të jetë bashkëpunëtor, partner dhe mbështetës i tyre i vazhdueshëm, në fakt do të jetë mbështetësi i tyre më i madh, ndaj ja ku po u dërgoj një porosi se - po, mendojmë për rritjen e shujtës studentore. Ne kemi hyrë në një projekt për rinovimin e konvikteve studentore që të kenë kushte sa më të mira jetese dhe mësim dhe fakt është se kapacitetet janë pakësuar, por këtë po mundohemi ta zgjidhim duke ridrejtuar disa nga studentët në konvikte studentore të shfrytëzueshme dhe do të kujdesemi që numër maksimal i studentëve të kenë shtretër në mënyrë që ata të jetojnë normalisht në qytetet që do të studiojnë", theksoi Janevska.

Në pyetjen e gazetarëve nëse Ministria e Arsimit dhe Shkencës do t'ia paguajë borxhin NQP-Shkup për transportin falas të studentëve në shumë prej tetë milionë euro, Janevska u përgjigj se faturat kanë arritur, por nuk ka bazë ligjore mbi të cilën Ministria do të paguante faturat për transportin falas të studentëve.

"Nuk ka bazë ligjore mbi të cilën Ministria do ta paguante atë borxh. Nuk ka zgjidhje, nuk ka marrëveshje, nuk ka vendim nga Qeveria. Kështu që, unë po përsëris, edhe sikur të dëshiroja nuk mundem dhe dëshiroj që studentët të kenë transport falas edhe për vitin e ardhshëm. Ne planifikojmë mjete për transport falas të studentëve. Por, ajo patjetër duhet të zgjidhet në një mënyrë tjetër. Për mua si ministre mënyra është që gjykata të vendosë, si do të vendosë gjykata ashtu do të veprojmë", deklaroi Janevska.

Ajo përsëriti se për vitin e ardhshëm Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Qeveria kanë planifikuar mjete për transport falas të studentëve. rq/ fc/

Foto: MIA

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR