• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Janevska kërkon disa ditë për zgjidhje të rastit me të miturin dhe bojkotin në SHF "Llazo Angellovski"

Janevska kërkon disa ditë për zgjidhje të rastit me të miturin dhe bojkotin në SHF

Shkup, 6 dhjetor 2024 (MIA) - Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska sot bëri lutje që t'ju jepen institucioneve disa ditë për zgjidhjen e rastit me të miturin dhe bojkotimin e mësimit në SHF "Llazo Angellovski", duke thënë se në këtë mënyrë stigmatizohet fëmija në opinion.

"Ju lutem lejoni, tashmë disa ditë po punojmë në mënyrë ekipore. MASH-i, Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Punës Sociale, Demografisë dhe Rinisë po e zgjidhim problemin. Lejoni disa ditë të vijmë drejt zgjidhjes më të përshtatshme. Parashikojmë aktivitete dhe procedura më të thella, më serioze të cilat do të jenë në dobi të fëmijës dhe zgjidhjes së tërë rastit", deklaroi ministrja janevska para fillimit të betimit solemn të anëtarëve të rinj të Korpusit të paqes.

Edhe përkundër insistimit të gazetarëve për hollësi rreth rastit, ajo tha se nuk do të diskutojë më tutje për nxënësin, duke kërkuar kohë që rasti të zgjidhet.

"Nuk mundet i tërë opinioni i vendit ta stigmatizojë fëmijën. Na jepni kohë, na jepni një periudhë të caktuar, do ta zgjidhim rastin", tha Janevska.

Nxënësi i klasës së tretë, nga sjellja e të cilit ankohen prindërit nga SHF "Llazo Angellovski" në Lisiçe të Re, duhej të ishte transferuar në SHF "11 Tetori" në Qendër. Prindërit e nxënësve të SHF "11 Tetori" e bojkotuan mësimin, ndërsapas tërheqjes së vendimit dhe kthimit të tij në shkollën amë "Llazo Angellovski", ajo mbet e zbrazët. Nga Minsitria e Arsimti dhe Shkencës informuan se është formuar komision interdisiplinor i cili duhet ta shqyrtojë rastin dhe të sjellë masa të cilat do të jenë në interes edhe të nxënësit edhe të të gjitha palëve të involvuara.

E pyetur për sfidën e Tik-tokut, të kryer nga nxënësit nëpër shkolla, ministrja e Arsimit u bëri thirrje nxënësve të shkollave të mesme, në vend të saj, të kahëzohen drejt garave në arsim dhe shkencë.

"U bëj thirrje nxënësve të shkollave të mesme, në vend se të kenë gara në Tik-tok, të kahëzohen në arsim dhe shkencë. Telefonat në shkolla edhe mund t'i dnalojmë, por ata do t'i kenë telefonat në shtëpi, në lagje dhe në mjedise të tjera. Fëmijët duhet të pranojnë sfida nëa rsim dhe shkencë, ndërsa prindërit e tyre, së bashku me shkollën t'i kahëzojnë drejt saj", tha Janevska.

Duke u përgjigjur në pyetjen për mbrojtje të mësimdhënësve nga sulme psiqike dhe fizike, ministrja e Arsimit paralajmëroi se së shpejti do të sillet ligj i ri për mësimdhënës dhe se do të sillen rregullore dhe udhëzime të reja.

"Ekzistojnë rregullore, por së shpejti do të sjellim ligj të ri për mësimdhënës, rregullore të reja, udhëzime të reja. Në pesë muaj aq mund të bëhet, në pesë tjerët në vijim do të bëjmë po aq dhe shpresoj se do të vendoset ndonjë rend", tha Janevska. ab/

Foto: МIА

 



QËNDRONI TË LIDHUR