• e premte, 27 dhjetor 2024

Janevska: Jemi duke bërë analizë për optimizimin e rrjetit të shkollave dhe po marrim masa që çdo fëmijë të ketë kushte të mira për arsimim

Janevska: Jemi duke bërë analizë për optimizimin e rrjetit të shkollave dhe po marrim masa që çdo fëmijë të ketë kushte të mira për arsimim

Shkup, 12 korrik 2024

Projekti për optimizimin e rrjetit të shkollave në vend është në vazhdim e sipër, me ndihmën e UNICEFit dhe Bankës botërore ku aktualisht janë duke u përpunuar të dhënat dhe po bëhen analiza. Kemi rajone dhe shkolla të caktuara që sigurisht nuk duhet dhe nuk mund të mbyllen, të cilat janë në 
distancë të madhe dhe do të mbijetojnë. Por kemi edhe shkolla që janë dy kilometra larg njëra-tjetrës, njëra është shkollë qendrore ku ka njëqind fëmijë dhe ajo rajonale ka dy-tre fëmijë, ndërsa me të vërtet nuk është e drejtë që fëmijët të mos bashkohen me shokët në shkollën qendrore.

Në pyetjen se a do të mbyllen një numër i caktuar i shkollave në vend, ministrja e Arsimit dhe Shkencës Prof. Dr. Vesna Janevska u përgjigj :

Problemi me numrin e vogël të fëmijëve në shkolla është në radhë të parë problem për fëmijët. Do të doja që qytetarët ta kuptojnë mirë këtë. Ata fëmijë, që janë pesë, gjashtë në çdo fshat janë de facto fëmijë të izoluar nga bashkëmoshatarët e tyre.

Gjenden në shkollë, e cila mund të jetë e rinovuar, por janë kryesisht objekte më të vjetra, të ndërtuara nga vetë ata dhe prindërit e tyre, mësimdhënës që vijnë për të realizuar mësimdhënien dhe ndërrohen herë pas here, por ata nuk kanë informacion për botën e jashtme dhe nuk kanë mundësi të socializohen, të shohin tabelë të zgjuar, të shohin një shkollë të re bashkëkohore, të konkurrojnë me fëmijët e gjeneratës së tyre dhe të jemi të sinqertë dhe të drejtë, se ato shkolla janë barrë për shtetin, paguhen shpenzimet e përgjithshme theksoi Janevska, duke deklaruar se më së shumti bëhet fjalë për shkollat në zonat rurale.

Natyrisht, shtoi Janevska, transporti i nxënësve do të paguhet, fëmijët do të marrin racion , ku planifikojmë të përmirësojmë jetën shoqërore të nxënësve, të angazhojmë më shumë mësimdhënësit dhe e gjithë kjo për të mirën e fëmijëve dhe përvetësimin e njohurive të tyre.

Ministria e Shkencës dhe Arsimit

______________________________________________________________

***MIA këto tekste i publikon në formë integrale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre***

QËNDRONI TË LIDHUR