• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Janevska: inteligjenca artificiale nuk është më koncept futuristik, do të futet në etapa në programet mësimore

Janevska: inteligjenca artificiale nuk është më koncept futuristik, do të futet në etapa në programet mësimore

Shkup, 29 tetor 2024 (MIA)- Inteligjenca artificiale nuk trajtohet më si  koncept futuristik, por është realitet dhe ka zbatim  të gjërë në përditshmëri. Ne planifikojmë futjen e saj në etapa në programet mësimore,  ky është detyrim i yni me qëllim që të rinjtë përmes procesit formal të arsimit të njihen me përfitimet, por edhe me sfidat e përdorimit të saj.

Këtë e theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës në debatin me titull “ A kemi ne kapacitet kombëtar për përshtatje të shpejtë të fuqisë punëtore ndaj sfidave të cilat i mbart inteligjenca artificiale?”, organizuar në kuadër të konferencës së 19-të vjetore të MASIT – Dhoma e Tregtisë për Teknologjitë e informatikës dhe komunikimit e cila mbahet sot dhe nesër në Shkup

“Inteligjenca artificiale ka potencial të madh në fushën e arsimit. Ajo gjithashtu  mund të revolucionarizojë mënyrën se si mësohet dhe ligjërohet. Ajo mund të personalizojë arsimin, duke përshtatur përmbajtjen me nevojat individuale të secilit nxënës dhe stilet e të mësuarit. Kjo mund të shpie deri në rezultate më të mira mësimore”, tha Janevska, duke theksuar se është duke folur për inteligjencën artificiale e cila është në pajtueshmëri me parimet dhe normat etike dhe morale.

Duke u shprehur për digjitalizimin e arsimit, ministrja tha se procesi tanimë ka filluar në të cilin vendi është prapa vendeve të BE-së ndërsa përpara në krahasim me vendet e rajonit. Gjithashtu ministrja theksoi se ministria është e fokusuar në dy aspekte – digjitalizimin e mësimdhënies dhe digjitalizimin e shërbimeve arsimore.

“Digjitalizim i mësimdhënies nënkupton pajisjen e shkollave me rrjet cilësor infrastrukturor të IT-së dhe pajisje  të IT-së, sigurimin e mjeteve dhe platformave dixhitale, teksteve shkollore të digjitalizuara dhe të njëjta. Nga ana tjetër, tanimë ofrojmë shërbime digjitale për realizimin e disa të drejtave – regjistrim në klasën e parë dhe vitin e parë të arsimit të mesëm, aplikim për bursa, për akomodim në shkolla dhe konvikte për student, për racione të subvencionuara etj. “Në fazë të avancuar është edhe dixhitalizimi i shërbimeve të disa fakulteteve”,  u shpreh Janevska.

Ajo theksoi se vendi udhëhiqet sipas dokumenteve kombëtare, por edhe atyre ndërkombëtare, të tillë si për shembull Plani i Veprimit për Arsimin Dixhital.

Fokusi periudhën në vazhdim  është vendosur edhe në masën e reformës për transformimin dixhital gjithëpërfshirës të arsimit, përmes së cilës është paraparë që deri në fund të vitit 2027 mbi 95% e mësimdhënësve të trajnohen në sferën e aftësive dixhitale”, shtoi ministrja. 

Buxhetin të cilin do të marrë Ministria e Arsimit dhe Shkencës vitin e ardhshëm do të jetë 40 40 miliardë denarë, e cili është më së shumti deri tani. Sipas Janevskës, kjo do të thotë edhe më shumë para për digjitalizim, si dhe për mbështetjen e punës së punonjësve shkencoro- hulumtues, të cilët në të ardhmen presin që të merren më shumë në inovacione në fushën e inteligjencës artificiale.

Në debatin, krahas ministres Janevska, morën pjesë edhe ministri për Transformim Digjital Stefan Andonovski, kryetari dhe nënkryetarja  e MASIT-it - Ilija Gospodinov dhe Vesna Ivanoska, si dhe drejtori i aktivitetit të USAID-it për të rinjtë të cilët krijojnë mundësi aktive - Youth Actively Create Opportunities (YACO), Nebojsha Mojsoski. 

QËNDRONI TË LIDHUR