• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Janevska: Është jashtëzakonisht e paarsyeshme të ndalohet ligji për arsimin e mesëm, i cili nuk ka ndryshuar për më shumë se 20 vite

Janevska: Është jashtëzakonisht e paarsyeshme të ndalohet ligji për arsimin e mesëm, i cili nuk ka ndryshuar për më shumë se 20 vite

Shkup, 16 dhjetor 2024 (MIA) - Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska pret që deputetët e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) ta mbështesin propozim-ligjin për arsimin e mesëm për të cilin në seancën e debatit të komisionit në Kuvend shprehën vërejtje në lidhje me intonimin e himnit kombëtar në shkolla dhe paralajmëruan amendamente të propozimit, i cili duhet të kalojë në fazën e dytë të miratimit.

Sipas Janevska, "është jashtëzakonisht e paarsyeshme të ndalet ligji për arsimin e mesëm i cili nuk është ndryshuar për më shumë se 20 vite". Para se të nisej për në seancën parlamentare në të cilën në rend dite është ky propozim, ministrja deklaroi se i vjen keq që kjo po ndodh pas një pritje të gjatë për këtë dhe gjashtë ligje të tjera në fushën e arsimit.

"Dhe në këtë moment asgjë tjetër nuk diskutohet përveç himnit, që nuk është temë diskutimi. Pas kësaj, mund të them se është një kompliment për Ministrinë që nuk u gjet asnjë e metë tjetër, por mendoj se është jashtëzakonisht e paarsyeshme të ndalohet ligji për arsimin e mesëm i cili ka më shumë se 20 vite që nuk ka ndryshuar, për të mos mundur për t'i zbatuar risitë që shteti i pret të paktën shtatë vjet, ndërsa sipas të gjitha gjasave dhe më shumë, për shkak një diskutimi të tillë. Sot është ligji në rend dite të seancës parlamentare. Shpresoj që deputetët e BDI-së do të gjejnë forcë për ta tejkaluar situatën politike apo për ta vlerën politike e cila de fakto nuk është vlerë dhe do të mbledhin forcat për ta vouar ligjin pas leximit të dytë, kuptohet", tha Janevska, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në ngjarjen në të cilën u paralajmërua projekti për avancimin e arsimit të infermierisë dhe obstetrisë. rq/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR