Janevska: Çdo qytetarë duhet t'i njohë dhe respektojë simbolet shtetërore
- Maqedonia ka simbolet e saja kombëtare - himnin, stemën dhe flamurin dhe çdo qytetar duhet t'i njohë dhe respektojë. Siç i ka hije! Jam e nderuar që si ministri kemi propozuar zgjidhje ligjore që mundësojnë opsionin gjatë patronatit, festave zyrtare në fillim dhe në fund të vitit shkollor, në shkolla të intonohet himni i Maqedonisë me pëlqim nga komunat, thotë ministrja e Arsimi dhe Shkencës, Vesna Janevska.
- Post By Fami Bajrami
- 16:55, 15 dhjetor, 2024
Shkup, 15 dhjetor 2024 (MIA) - Maqedonia ka simbolet e saja kombëtare - himnin, stemën dhe flamurin dhe çdo qytetar duhet t'i njohë dhe respektojë. Siç i ka hije! Jam e nderuar që si ministri kemi propozuar zgjidhje ligjore që mundësojnë opsionin gjatë patronatit, festave zyrtare në fillim dhe në fund të vitit shkollor, në shkolla të intonohet himni i Maqedonisë me pëlqim nga komunat, thotë ministrja e Arsimi dhe Shkencës, Vesna Janevska.
Ajo në profilin e saj në Fejsbuk ka shkruar se në çdo vend, himni këndohet me krenari dhe me dorën në zemër dhe ka shtuar se kjo nënkupton diçka.
"Përveç njohjes së të rinjve me këtë simbol shtetëror, kontribuohet në zhvillimin e dashurisë dhe forcimin e respektit të qytetarëve më të rinj ndaj vendit të tyre. Nesër ata do të drejtojnë shtetin. Dhe në çfarë të ardhmeje do ta çonin, nëse nuk e duan dhe nuk e respektojnë? Pres që shumica e deputetëve në Kuvendin e Maqedonisë t'i mbështesin ligjet. Konsideroj se megjithatë të gjithë duhet të kontribuojmë në edukimin e të rinjve në frymën e këtyre vlerave", ka thënë Janevska.
Ata politikanë, si të gjithë ne jetojnë këtu, janë shkolluar këtu, trajtohen, punojnë dhe marrin rrogë nga institucionet e Maqedonisë, ndërsa kundërshtojnë intonimin e himnit kombëtar me pretekstin se do të prishet barazia ndëretnike, është e qartë pse e bëjnë këtë. Në fakt ata e duan shtetin vetëm kur janë në pushtet. Kur janë në opozitë nuk e duan, atëherë Maqedonia është njerkë... Sidomos që disa prej tyre duhet të përgjigjen për grabitjen e resurseve shtetërore. Atëherë, çfarë burrështetas jeni?, ka shkruar ministrja Janevska.
Foto: arkivi i MIA-s