• e enjte, 26 dhjetor 2024

Janeva ka të drejtë sërish të kërkojë të punojë jashtë burgut, le të kërkojë, deklaroi Pandov

Janeva ka të drejtë sërish të kërkojë të punojë jashtë burgut, le të kërkojë, deklaroi Pandov

Shkup, 22 korrik 2024 (MIA) - Aleksandar Pandov, u.d. drejtor i Drejtorisë për ekzekutim të sanksioneve, sot deklaroi se për ish-prokuroren pseciale, Katica Janeva, e cila po e vuna dënimin me burg, ka pasur paraqitje se nuk është në vendin e punës jashtë burgut dhe të të cilin ka pasur leje dhe gjatë kontrollit është parë se ajo me të vërtetë nuk është atje. Janeva ka të drejtë sërish të kërkojë të punojë jashtë burgut, por Pandov nuk tha nëse kjo do të lejohet, por vetëm se mund të kërkojë.

"Për Katica Janevën ju bind se para paraqitje anonime se zonja nuk është në vendin e punës. Unë sipas pozitës zyrtare isha i obliguar të dërgoj persona zyrtarë për të kontrolluar nëse është ashtu dhe konstatuan se nuk ka qenë në vendin e punës", tha ai.

Për Janevën tha se ka kontrolluar dhe se ajo ka tëd rejtë sërish të kërkojë të punojë jashtë burgut, ndërkaq nëse do t'i lejohet, shkurtimisht u përgjigj "le të kërkojë".

Javën e kaluar të punësuar nga Drejtoria kryen kontrolle për të parë nëse edhe të burgosur të tjerë të ciltë kanë të drejtën e njejtë, ndodhen në vendet e punës. Për tre, siç tha Pandov, është konstatuar se nuk kanë qenë.

В.д. директорот на Управата за извршување на санкции, Александар Пандов, денеска информираше дека ноќта на 19 овој месец е направен вонреден надзор во Затворот „Скопје“ и притоа е констатиран

"Ndërkohë kemi javën e kalaur dy apo tre kontrolle të kryera në disa lokacione dhe në Qytetin e Shkupit, në tetovë dhe në Gostivar dhe me atë rast nga dhjetëra persona të kontrolluar janë gjetur tre të cilët kanë kërkuar të jenë në vendin e caktuar të punës, ndërkaq nuk kanëq enë. Dhe për ta gjithashtu so të nmerren lejet e punës", tha u.d.drejtor i Drejtorisë për ekzekutim të sanksioneve.

Pandov paralajmëroi se kontrollet për të burgosurit të cilët kanë të drejtë të punojnë do të bëhen rregullisht.

Për Bojan Jovanovskin, i njohur so Boki 13, i cili edhe pse duhet të jetë në[ burg, nuk është, tha se Gjykata ka marrë ndërprerje të kushtëzuar për shkaqe shëndetësore.

"Kontrollova për të. Ai ka marrë ndërprerje të kushtëzuar, deri kur nuk e di, por gjykata ia ka caktuar atë për shkaqe shëndetësore. Nuk është ndërprerje të cilën e jep Drejtoria por Gjykata dhe Gjykata ka autorizim ta bëjë atë", tha Pandov.

U.d. drejtor i Drejtorisë për ekzekutim të sanksioneve sot mbajti konferencë për shtyp ku kumtoi se gjatë kontrollit të jashtëzakonshëm në Burgun "Shkup" është konstatuar se 11 të burgosur nuk kanë qenë në qelitë e tyre dhe se disa nga të burgosurit vinin dhe shkonin nga burgu kur kanë dashur. ab/

Foto: МIА Arkvi

QËNDRONI TË LIDHUR