• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Janev: Po ia kthejmë dinjitetin dhe integritetin punonjësit të policisë - shtyllë e rendit dhe sigurisë publike

Janev: Po ia kthejmë dinjitetin dhe integritetin punonjësit të policisë - shtyllë e rendit dhe sigurisë publike

Shkup, 6 dhjetor 2024 

Më datë 05.12.2024 në ambientet e Ministrisë së Punëve të Brendshme u zhvillua mbledhja e strukturave udhëheqëse nga Sektorët  e Punëve të Brendshme pranë Byrosë së Sigurisë Publike, kushtuar temës së kthimit të dinjitetit dhe integritetit të punonjësit të policisë - shtyllë e rendit dhe sigurisë publike. 

Në takim morën pjesë kryeshefat e policisë së uniformuar,udhëheqësit e njësive/seksioneve për parandalimin dhe udhëheqësit e NJIK. Theksi kryesor u vu në marrjen e masave specifike për përmirësimin e kushteve të punës, rritjen e standardeve profesionale, si dhe mbrojtjen e të drejtave dhe reputacionit të çdo pjesëtari të policisë së uniformuar. 

Njëherit u theksua rëndësia e besimit të ndërsjellë, transparencës dhe komunikimit efikas ndërmjet nëpunësve policorë dhe qytetarëve. U theksua se vetëm përmes përmirësimit të vazhdueshëm të formimit profesional, sjelljes etike dhe mbështetjes për nëpunësit policorë, si dhe kujdesit për shëndetin e tyre fizik dhe mendor, mund të sigurohet përkushtim i plotë, motivim dhe krenari në kryerjen e detyrave dhe ngritjen e reputacionit të policisë në opinion. 

Në takim, drejtori i PSB-së, Aleksandar Janev theksoi se dinjiteti i punonjësit të policisë fillon me një sistem që vlerëson punën e tij dhe siguron mbrojtjen e integritetit të tij personal dhe profesional. 

Kryeshefat  u dakorduan për nevojën e zbatimit të programeve për zhvillim dhe mbështetje profesionale, si dhe për krijimin e një atmosfere pozitive pune brenda njësive policore dhe unifikimin në mënyrën e punës. Gjithashtu, u harmonizuan  hapat për të forcuar disiplinën dhe angazhimin për trajtimin e drejtë të çdo pjesëtari të policisë. 

Ministria e Punëve të Brendshme mbetet e vendosur për të forcuar kapacitetet e policisë së uniformuar dhe për të krijuar një sistem ku çdo punonjës policie do të ndjejë se kontributi i tij vlerësohet dhe roli i tij respektohet, të gjitha me synimin për të rikthyer besimin tek qytetarët dhe për të forcuar rolin e punonjësit të policisë si rojtar  i rendit dhe qetësisë publike. 

 Ministria e Punëve të Brendshme

 Foto: MPB

________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

 

 

 

 
 

QËNDRONI TË LIDHUR