• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Jane Micevski dhe Malisha Stankoviq janë deputetë të rinj në vend të Sinisha Stojanoski dhe Boban Nikollovski

Jane Micevski dhe Malisha Stankoviq janë deputetë të rinj në vend të Sinisha Stojanoski dhe Boban Nikollovski

Shkup, 5 korrik 2024 (MIA) - Komisioni Shtetëror Zgjedhor e mbajti seancën e 109-të, në të cilën Komisioni e shqyrtoi Njoftimin e dorëzuar nga Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me të cilin informohet se Kuvendi në seancën e mbajtur sot konstaton se deputetëve të zgjedhur Sinisha Stojanoski dhe Boban Nikolovski nga Koalicioni "Maqedonia juaj" e udhëhequr nga VMRO-DPMNE u ndërpritet mandati i deputetëve sipas nenit. 152 të Ligjit Zgjedhor.

Sinisha Stojanoski është emëeruar drejtor i ri në SPQ "8-të shtatori", ndërsa Boban Nikollovski për drejtor në Drejtorinë Doganore. 

Në vendin e Stojanoskit dhe Nikollovski në Kuvend do të jenë Jane Micevski dhe Malisha Stankoviq. 

"Në seancë Komisioni informoi se sipas nenit. 153 paragrafi 2 i Ligjit Zgjedhor, KSHZ-ja me shkresë i njoftoi këta kandidatë nga listat e kandidatëve për deputetë në Kuvendin e RMV-së për NZ 1 dhe NZ 2 nga koalicioni "Maqedonia juaj" e udhëhequr nga VMRO-DPMNE, Jane Micevski dhe Malisha Stankoviq të cilët bëhen deputetë të rinj në Kuvendin e RMV-së. Në përputhje me këtë, KSHZ-ja lëshoi ​​certifikatat për deputetë të zgjedhur në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut", kumtuan në seancën e sotme anëtarët e KSHZ-së. ls/

foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR