• e enjte, 26 dhjetor 2024

Jan Kop: Me kthimin e Damevës, Këshilli gjyqësor sërish mund të konsiderojë në ndihmën nga Holand

Jan Kop: Me kthimin e Damevës, Këshilli gjyqësor sërish mund të konsiderojë në ndihmën nga Holand

Shkup, 16 janar 2024 (MIA) - Ambasada Holandeze sot publikoi se ambasadori i Holandës, Dirk Jan Kop ka patur takimin me kryetaren e Këshillit gjyqësor, Vesna Dameva.

"Ambasadori Dirk Jan Kop sot u takua me Vesna Dameva, kryetare e Këshillit gjyqësor (KGJ). Ambasadori Kop është i kënaqur që Këshilli gjyqësor sërish është subjekt juridik. Tani është i një rëndësie të madhe dhe urgjence që të fillohet me kthimin e besimit të opinionit dhe bashkësisë ndërkombëtare në Këshillin gjyqësor", qëndron në publikimin e profilit të Fejsbukut të Ambasadës.

Dameva, theksohet, ka dhënë pasqyrë të mënyrës, në të cilën në mënyrë transparente do t'i implementojë rekmandimet e Vlerësimit, misoni i Bashkimit Evropian..

"Holanda tani do të mendojë fuqishëm ppër ristartimin e projektit me Këshillin gjyqësor, i cili është suspenduar në maj të vitit të klauar", theksohet në statusin e profilit të Fejsbukut të Ambasadës së Holandës.

Vesna Dameva është rikthyer në postin e kryetares së Këshillit gjyqësor më 4 janar, pas vendimit të Gjykatës Administrative se nuk janë vërtetuar arsyet për të cilat ajo ishte shkarkuar më parë. Kritikat ndaj Këshillit në periudhën e kaluar janë drejtuar nga ambasadori holandez Kop, ndërsa duke komentuar zhvillimet në Këshillin gjyqësor në veprimet e këtij organi në lidhje me presionet politike në Gjykatën Supreme, ambasadorja e SHBA-së në vend Anxhela Ageler vitin e kaluar deklaroi se KGJ nuk i ka përmbushur plotësisht detyrimet e veta ligjore. mb/

Foto: Ambasada e Holandës

QËNDRONI TË LIDHUR