Janë vjedhur rreth 10 mijë euro nga një këmbimore, një i dyshuar
- Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup ka ngritur procedurë kundër një 44-vjeçari nga Shkupi, i cili dyshohet se ka kryer vepër penale - Vjedhje nga neni 235 paragrafi 1 i Kodit Penal.
- Post By Qefsere Abduli
- 09:58, 24 mars, 2025

Shkup, 24 mars 2025 (MIA) - Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup ka ngritur procedurë kundër një 44-vjeçari nga Shkupi, i cili dyshohet se ka kryer vepër penale - Vjedhje nga neni 235 paragrafi 1 i Kodit Penal.
Siç njoftoi PPRMV, i dyshuari, më 20 mars, ka marrë para në vlerë të përgjithshme prej 10.100 euro nga një këmbimore në rrugën “Arhiepiskop Angelarij”. E ka shfrytëzuar momentin kur i punësuari në këmbimore, për shkak të angazhimit në punë, ka dalë për një kohë të shkurtër jashtë, kështu që i dyshuari ka hyrë në këmbimore, ka marrë paratë nga arka dhe është larguar menjëherë nga vendi. Ai është kapur dhe arrestuar shumë shpejt.
I dyshuari ka qenë i dënuar më parë, ndërsa ndaj tij janë duke u zhvilluar procedura të tjera për vepra penale. Duke pasur parasysh këtë dhe duke marrë parasysh rrezikun që ai mund të arratiset për të shmangur ndjekjen penale, prokurori publik nga Gjykata Themelore Penale Shkup mbrëmë ka dorëzuar propozim për caktimin e masës së paraburgimit, thuhet në njoftim. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s